Austria heq kufizimet për të gjithë udhëtarët nga Shqipëria

201
Sigal

Austria heq të gjitha kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria. Shteti i BE ka ndjekur rekomandimin e Këshillit të BE disa ditë më parë për të hequr kufizimet per vendin tonë.

Nga 24 qershori Austria nuk do të kërkojë për shtetasit shqiptarë asnjë kriter testi apo vaksine, kurse vizat vijojnë si më parë.

Ndërkohë i vetmi kriter është maska FFP2 pasi është detyrim për qytetarët që udhëtojnë me avion për në Austri. Ajo mundet të gjendet në farmaci.