Po lahej në lumin Drin, mbytet 12-vjeçarja

194
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Dibrës. Një 12-vjeçare është mbytur teksa lahej në lumin “Drin”.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Lushës”. Gjithashtu mësohet se trupi i 12-vjeçares është nxjerrë nga banorët e zonës.

“Në vendin e quajtur “Ura e Lushes”,  njësia Administrative Arras,  një 12 vjeçare dyshohet se duke u larë në lumin Drin është mbytur. Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të  së miturës” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të këtij incidenti.