Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, SPAK mbyll hetimet, merren të pandehur dy persona

240
Sigal

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka përfunduar hetimet për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe janë marrë të pandehur dy persona, Arjol Halilaj dhe Redjan Rraja.

dy të pandehurve do iu komunikohet akuza ditën e hënë, ndërsa akuzohen si bashkëpunëtorë në atentatin ndaj prokurorit.

Atentati ndaj prokurori Ndoja u bë më 1 nëntor 2019, ku me të ishte dhe Pëllumb Muharremi apo Rrumi i Shijakut i dyshuar si i përfshirë në aktivitete kriminale, kurse viktimë mbeti shoferi i prokurorit, Andi Maloku.

29-vjeçari Arjol Halillaj, me origjinë nga Skrapari por me vendbanim në Durrës, u arrestua u arrestua ne maj pasi akuzohet se ka qënë bashkëpunëtor në atentatin që iu bë më 1 nëntor të vitit të kaluar, prokurorit Arjan Ndoja.

Ndersa Redjan Rraja u prangos teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi pasi u zbulua nga shenjat e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri.

Ai deklaroi se nuk ka marrë pjesë në atentat dhe si alibi është shprehur se në atë kohë ka qenë me të dashurën e tij, modelen Kejvina Kthella. Megjithatë Gjykata e ka lënë të riun në burg deri në përfundimin e hetimeve për atentatin.