Propozmi i Lulzim Bashës: Ditë Falenderimi për autoktonët e Tiranës

476
Sigal

TIRANE – Është përkujtuar sot 102 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Tiranës. Në një ceremoni përkujtimore që u organizua morën pjesë Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, Prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi si dhe shumë personalitete të tjera të kryeqytetit.

Në fjalën e tij, Kreu i Bashkisë Basha në emër të qytetarëve të Tiranës, teksa shprehu mirënjohjen për kurajon e patriotëve që ngritën flamurin kombëtar 26 nëntorin e 1912, theksoi se do t’i propozojë Këshillit Bashkiak miratimin e Ditës së Falenderimeve për komunitetin autoktonas tiranas, për të përkujtuar patriotët dhe kontributin që ata kanë dhënë për kryeqytetin.

“Dua të ndaj me ju se do t’i propozoj Këshillit Bashkiak miratimin e Ditës së Falenderimeve për komunitetin autoktonas tiranas, për këta njerëz të dyerve më të mëdhenj edhe se vetë porta e lartë, për shkak të largpamësisë që treguan. Këta patriotë, me dhjetëra e qindra patriotë do të kenë shtëpinë e tyre, për vitet që do të vijnë. Zoti e bekoftë Tiranën. Zoti e bekoftë Shqipërinë.” përfundoi Basha

 
Basha: Miratojmë Ditën e Falenderimeve për komunitetin autoktonas tiranas
Kryebashkiaku tha gjithashtu se mesazhi i dhënë prej patriotëve, do t’i shërbejë qytetarëve të kryeqytetit dhe jo vetëm, për të përballuar sfidat që rezervon e nesërmja.

Në këtë kontekst, Basha tha se me të njëjtën kurajo dhe vendosmëri i duhet bërë ballë edhe realitetit të zymtë siç u shpreh ai të ditës së sotme, për t’i thënë mjaft varfërisë dhe padrejtësisë që ka mbërthyer vendin.  

“Qytetarë të Tiranës autoktonë dhe të ardhur ndër vite, është nder që të jem bashkë me ju sot ku 102 vjet më parë, patriotë tiranas ngritën flamutin kombëtar dhe shpallën pavarësinë. Ky akt patriotizmi ka mbajtur gjallë triumfin për të mirën për qytetin tonë. Ditët muajt që rodhën pas kësaj, ishin dramatike, për qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Por duhej një kurajo e madhe, një shpresë e thellë si ajo e qytetarëve të Tiranës që të kurorëzonin me sukses aktin e ngritjes së flamurit kombëtar në Tiranë. Ndaj ne sot jo vetëm përulemi ndaj këtij akti të madh të baballarëve tanë, por zotohemi se sfidat e nesërme do t’i kapërcejmë me një devocion të madh. Dhe duke bashkuar shpirtin e madh të Tiranës do të dimë të kalojmë çdo bllokim. Sot përballemi me një realitet që shqiptarët e përshkruajnë si të zymtë, por ju siguroj se frymëzimi që marrim nga kjo ngjarje, na jep forcë ti themi stop frikës, përballë varfërisë, padrejtësisë, dogma dhe demagogjia, që do të jetë flakadani i qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.” u shpreh në fjalën e tij Basha.

Më 22 nëntor të vitit 1912, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana ka shpallur pavarësinë me ngritjen e flamurit kombëtar.