Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, rrëzohet kërkesa e Redjan Rrajës për ndryshimin e masës së sigurisë

287
Sigal

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krīmit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Redjan Rrajës për lirim nga burgu.

Rraja u arrestua pas ātentatit që iu bë ish-prokurorit Arjan Ndoji, te mbikalimi i Shkozetit, si një nga autorët e dyshuar të ngjarjes.

Atēntati më 1 nëntor 2019:

Arjan Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës.

Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja.

Për pasojë u plāgosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në ātentat. Për shkak të plāgëve të shumta, ai humbi jetën dy ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë.