Asnjë në pranga, nga 36 “agallarët” e bankës nepotike “Fullani”

2741
Sigal

Marrëzia/ Një pjesë e inventarizuesve të arrestuar dhe të liruar nga gjykata ishin hidraulik, elektriciste dhe mirëmbajtës

Për skandal-krimin e rëndë të vjedhjes në Bankën e Shtetit Shqiptar, ku nëpërmjet përdorimit të “benevrekëve” si thasë, u përlanë me qetësinë më të madhe 713 milionë dollarë, janë bërë disa arrestime drejtuesish, zyrtarësh e nëpunësish të nivelit të fundit të bankës. Sa për të “mos u ngrënë me sy” drejtësia ka arrestuar edhe një nga “shefat” e kupolës së bankë-bandës “Fullani”, Drejtorin e Thesarit Dorian Collaku. Sipas listës emërore të nëpunësve të bankës, të futurit në pranga prej drejtësisë deri tani, rezultojnë se janë persona të punësuar si specialistë dhe jo si pjesë e rrjetës nepotike të klaneve familjare e politike të bankë-bandës “Fullani”. Pra, rezulton se deri tani janë arrestuar vetëm “qehallarët” e kësaj bankë-bande, ndërsa prej “agallarëve” nuk është arrestuar asnjë. Madje, as nuk janë marrë në pyetje formalisht. si drejtues kryesorë të bankës. Kreu i kësaj bankë-bande financiare shtetërore kryesuese e sistemit financiar kombëtar, guvernatori Fullani vazhdon të jetë në krye të bankës së vjedhur e të mos shqetësohet nga drejtësia, kur i pari në “turmën” e të arrestuarve të bankës, duhej të ishte pikërisht ky, si kupola e gjithë skandalit dhe e shumë skandaleve të tjera abuzive, bërë në 10 vjetët e sundimit të tij me buxhetin e bankës. Është arrestuar për vjedhjen Ardian Bitraj. Janë arrestuar për “neglizhencë në detyrë” dhe “për mungesë vigjilence”, disa zyrtarë e nëpunës të tjerë, të cilët kanë përgjegjësi për vjedhjen me veprimet dhe mos veprimet e tyre. Por nuk është arrestuar Guvernatori Fullani. Nuk është arrestuar asnjë nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës, të cilët për nga vetë detyra që kanë, kuptohet që mbajnë përgjegjësi të plotë e të plotë kryesore, si mbikëqyrës që nuk kanë mbikëqyrur gjendjen, sigurinë, audited, dhe qarkullimin në thesarin e shtetit. Kësaj që po ndodh me paprekshmërinë ligjore të kupolës së bankës, i thonë kështu:  Të arrestohen punëtorët e magazinës dhe të mos arrestohet magazinieri që ka nën përgjegjësi sigurinë e mallit! Është tepër e rëndë, ajo që ndodhi në Thesarin e Shtetit, ku prej 4 vitesh realizohej një vjedhje sistematike miliardësh dhe kupola drejtuese e bankës nuk ushtronte as kontroll rutinë formal për gjendjen dhe sigurinë e thesarit. Madje, bënte audite fiktive të gjendjes së thesarit dhe plotësonte letra false për “rregullsi”, kur realisht thesari vidhej! Por skandali më i rëndë është fakti, që nuk po preken nga drejtësia anëtarët e kupolës së bandës së bankës “Fullani”, të cilët janë familjarë të guvernatorit, të presidentit e ish-presidentëve, të ministrave, deputetëve, kryediplomatëve, bosëve të biznesit, të politikanëve të lartë majtas e djathtas… Janë 30 drejtues të kësaj banke që janë gra, burra, fëmijë, motra, kunata, mbesa, kunetër, dhëndurë e nuse të njerëzve të pushtetshëm të këtij vendi, të cilët janë strukturuar si një “klan” i fortë në krye të bankës, të vetemëruar në postet kyçe, prej nga marrin paga e shpërblime sheikësh. Ajo çka bie në sy është fakti, se të 30 familjarët e “klikës” politike e shtetërore shqiptare majtas e djathtas, që kanë uzurpuar dhe “mjelin” prej 20 vitesh drejtimin e bankës në “harmoni” të plotë me njëri-tjetrin, kanë poste, të cilat lidhen direkt me përgjegjësinë për vjedhjen e 713 milionë dollarëve.  P.sh, guvernatori Fullani, sipas statutit të bankës është drejtuesi kryesor administrativ dhe kreu i Këshillit Mbikëqyrës, që përgjigjet edhe për “mizën” që del nga banka. Por nuk po merret nën përgjegjësi penale. Nuk po merren në përgjegjësi penale, madje as të pyeten në cilësinë e personave që kanë detyra, të cilat lidhen direkt me sigurinë, kontrollin dhe lëvizjet thesarit. Nuk po pyetet fare p.sh.,  gruaja e Presidentit të Republikës, e cila përgjigje për administrimin e thesarit. Nuk po i prishet “qetësia” as Adela Bodes, vajzës së Ritvan Bodes, më detyrë shefe në Departamenti i Stabilimentit Financiar. Nuk po merret në pyetje as Helga Strazimiri, motra e Gent Strazimirit, e cila mbulon Departamentin e Mbikëqyrjes së Thesarit. Sikur të mos ketë asnjë lidhje me skandalin, po lihet e qetë edhe Evis Çeli, kunata e Arben Imamit, e cila minimalisht duhej pyetur si shefe e Departamentit të Sistemeve të Pagesave! E po kështu, nuk po shqetësohet as Bekime Karaj, gruaja e Flori Karajt, inspektorit të ILDKP-së, përgatitës i deklaratës së “pastër” pasurore të guvernatorit Fullani, “shefe” që administron Departamentin e Thesarit. E qetë po lihet edhe Lorna Tabaku, motra e Jorida Tabakut, “shefe” që ka në kontroll Departamentin i Mbikëqyrjes. Bashkë me të, pa asnjë nuk po shqetësohen as “shefet” e tjera të këtij departamenti si Juna Bozdo, motra e Enno Bozdos, Olta Rushaj, mbesa e Dashamir Pezës. E për ëudi, në pyetje as formalisht, nuk po merret as Eduard Sinani, Drejtor i Sigurimit të bankës, vëllai i Dëshira Subashit, ish-anëtare e KQZ, as Arben Beja, djali i Fatos Bejës, me detyrë “shef” tek Agjencia e Sigurimit të Depozitave, as  Martin Blushi, vëllai i Ben Blushit e Aida Kolasi, gruaja e Gramoz Kolasit (Drejtor aktual i Kabinetit të Guvernatorit) dhe as Marilda Shkurti, vajza e dajës së Fullanit, të gjithë këta me detyrë “shefa” në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave!  Çuditërisht edhe arrestimet e të ashtuquajturve specialistë të komisionit  të numërimit të parave nuk ishin gjë tjetër veçse një lojë e paramenduar për këtë ditë nëse do zbuloheshin. Shumica e 7 të ndaluarve dhe të liruarve me detyrim paraqitje  ishin punonjës të rangut të ulët si hidraulikë, elektriçistë dhe mirëmbajtës të ndryshëm. Dihet se në prokurime të ndryshme vendosen anëtarë të komisioneve, ku shumica janë nga ata që nuk marrin vesh, por hedhin firmën sa për të plotësuar numrat dhe për të qenë më rregull me ligjin,pavarësisht se janë jashtë profilit dhe ndonjëri prej tyre nuk numëron dot më shumë 9999. Ndaj kjo gjë është një tjetër paradoks që ndodh në Shqipëri, por që kërkon hetim se kush e ngiti komisionin e inventarizimit dhe kush firmos për personat jashtë fushës dhe përgjegjësive ligjore.

Ja 17 “qehallarët” e arrestuar të bankës

 1. Ardian Bitraj

2. Mimoza Bruzia

3. Petrit Ramohitaj

4. Liljana Tusha

5. Lavdrim Cani

6. Myzejen Belba

7. Dhimtër Davidi

8. Klevis Bejtja

9. Bashkim Xhilaga

10. Ilir Dedja

11. Dentjan Jahja

12. Bahri Allushi

13. Ftabardha Gurtha

14. Emiliano Lamëe

15. Mehdi Molla

16. Mehdi Marku

17. Dorjan Ëollaku

Ja 36 “agallarët” e bankës “Fullani”, që nuk po preken nga drejtësia

1. Ardian Fullani, Guvernator

2. Elisabeta Gjoni, zv/Guvernatore

3. Petraq Milo, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës

4. Adrian Civici, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës

5. Dhori Kule, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës

6. Ermelinda Meksi, anëtare e Këshillit Mbikëqyrës

7. Miranda Rama, (kunata e Sali Berishës) Këshilltare e Guvernatorit.

8. Adela Bode, (vajza e Ritvan Bodes) Departamenti i Stabilimentit Financiar

9. Megi Topalli, (vajza e Jozefina Topallit) Departamenti i Kërkimeve

10. Odeta Nishani, (gruaja e Bujar Nishanit) Departamenti i Administrimit.

11. Helga Strazimiri, (motra e Genti Strazimirit) Departamenti i Mbikëqyrjes.

12. Blerta Kruja, (motra e Keltis Krujës) Departamenti i Administrimit.

13. Anila Muçka, (kunata e Adriatik Llallës) Departamenti i Burimeve Njerëzore.

14. Evis Çeli, (kunata e Arben Imamit) Departamenti i Sistemeve të Pagesave.

15. Gejsi Çeku, (djali i Robert Çekut) Departamenti i Kontabilitetit.

16. Anjeza Harizaj, (nusja e djalit të Fatos Bejës)

17. Arbana Lesi, (mbesa e Nikoll Lesit) Departamenti i Burimeve Njerëzore.

18. Geri Prifti, (nipi i Dritan Priftit) Departamenti i Burimeve Njerëzore.

19. Merita Kodra, (gruaja e Sekretarit të Përgjithshëm të SHISH, Sajmir Kodra) 20. Departamenti i Kontabilitetit.

20. Kristi Kromidha Nano, (vëllai i Xhoana Nanos) Departamenti Juridik.

21. Eduart Roku, (nipi i Guvernator Fullanit) Departamenti i Burimeve Njerëzore

22. Elsa Zhulali, vajza e Safet Zhulalit, kunata e Aldo Bumçit) Departamenti Marrëdhënieve me Jashtë.

23. Onos Topi, (djali i tezes së Blendi Fevziut) Departamenti i Statistikës.

24. Besnik Dedja, (daja i gruas së Samir Mane TEG-ut) Arshiva Elektronike, ka 2 vjet që ka mbushur moshën për pension)

25. Bekime Karaj, (gruaja e Flori Karaj, inspektor tek ILDKP, përgatitës i deklaratës pasurore të guvernatoritit), Departamenti i Thesarit

26. Lorna Tabaku, (motra e Jorida Tabakut) Departamenti i Mbikëqyrjes

27. Lavdie Memiaj, (kunata e Shaban Memisë) Departamenti i Pagesave

28. Ledia Bregu, (kushërira e parë e Majlinda Bregut) Departamenti i Kontrollit

29. Besa Prela, (kushërira e parë e Ben Blushit) Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun

30. Juna Bozdo, (motra e Enno Bozdos) Departamenti i Mbikëqyrjes

31. Olta Rushaj, (mbesa e Dash Pezës) Departamenti i Mbikëqyrjes

32. Eduard Sinani, Drejtor i Sigurimit, (vëllai i Dëshira Subashit, ish- anëtare e KQ Z)

33. Arben Beja, (djali i Fatos Bejës) Agjencia e Sigurimit të Depozitave

34. Martin Blushi, (vëllai i Ben Blushit) Agjencia e Sigurimit të Depozitave

35. Aida Kolasi, (gruaja e Gramoz Kolasit, Drejtor i Kabinetit te Guvernatorit) Agjencia e Sigurimit të Depozitave

36 Marilda Shkurti, (vajza e dajës se Guvernator Fullanit) Agjencia e Sigurimit të Depozitave

Përparim Halili