Irina Shayk “përdor” ndjekësit e saj në Instagram për të ndihmuar në krizën e pandemisë, siguron mbi 66 mijë vakte për familjet në Nju Jork

336
Sigal

Modelja e njohur Irina Shayk, ish-e dashura e Cristiano Ronaldos, ka përdorur llogarinë e saj në Instagram për të ndihmuar në mbledhjen e ndihmave ushqimore për fëmijët në Nju Jork, gjatë shpërthimit të koronavirusit.

 

Modelja ruse numëron 13.5 milion ndjekës në llogarinë e saj në Isntagram, dhe këtë është përpjekur ta shfrytëzojë për mirë në kohën e krizës nga pandemia.

Ajo postoi foton e një familje të re, ndërsa për të nxitur ndjekësit e saj që të kontribuojnë, ajo shkroi: “Faleminderit të gjithëve për dhurimet tuaja bujare. Kemi siguruar 66880 vakte për familjet në Nju Jork”.