Asgjësohen 1100 bimë narkotike, një person arrestohet, një tjetër në kërkim

527
Gjatë ditës së djeshme , efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në vijim të kontrollit të territorit për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara si dhe mbi bazën e informacioneve te marra në rrugë operative kanë bërë asgjësimin e 1.100 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Burime nga policia informojnë se bimët narkotike jane zbuluar në vendin e quajtur “Murrizi i Poshtëm” në fshatin Golem, Gjirokastër të kultivuara në një parcele të madhe të hapur rishtas për kultivim të bimëve narkotike. Policia arrestoi Vladimir Lazaj, 50 vjeç , banues në fshatin Golem, Gjirokastër. Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Përkrahja e autorit te krimit”.
Ky shtetas ka qenë në dijeni për një parcelë të mbjellë me bimë narkotike dhe per autorin. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Lavdosh Islamaj, 28 vjeç, autori i mbjelljes së drogës. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale të Kultivimi i bimëve narkotike ” dhe “Përkrahja e autorit të krimit.
Sigal