ARRSH jep informacionin, ja akset ku nevojiten zinxhirë dhe goma dimri

191
Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion për rrugët, ku ripërsëritet apeli për t’u pajisur me zinxhirë dhe goma dimri.

Edhe pse në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe rrjedhimisht në disa akse ka ngrica.

Po cilat janë akset ku nevojiten zinxhirë dhe goma dimri? Ja situata sipas rajoneve:

RAJONI VERIOR

Qarkullohet me zinxhirë:

Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.

RAJONI QENDROR

Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë.

Qarkullohet me zinxhirë:

Qafë Priskë-Shëngjergj, Qafë Priskë-Qafë Mollë, Trau Djatit-Teleferik, Lunik–Fushë Studë-Klenjë, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë.

RAJONI JUGOR

Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.