Arrestohet një polic në Tiranë, ja për çfarë akuzohet

561
Sigal

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat arreston një punonjës policie të dyshuar për veprën penale ‘Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’.

Arrestimi i punonjësit të policisë me inicialet E. SH., 47 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, Komisariati i Policisë Nr. 2, Tiranë u krye me urdhër të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Kjo prokurori ka kërkuar ekzekutimin e vendimit të kësaj Gjykate mbi caktimin e masës së sigurimit personal ‘Arrest në burg’, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’.

Arrestimi u krye në kuadër të procedimit Penal Nr. 3343, viti 2019, regjistruar nga Prokuroria Pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale të ‘Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve’, ‘Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’ dhe ‘Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve’.