Arrestohet i riu në Tiranë, mori të miturën në makinë dhe e çoi në hotel

790
Sigal

Policia e Tiranës ka arrestuar  një 25 vjecar pasi ka kryer veprime të turpshme seksuale ndaj një vajze të mitur.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat raporton se gjatë mbrëmjes se djeshme në pranga ka rënë 25 vjeçari,  Islam Xhaferi sepse një ditë më parë pranë shkollës 9-vjeçare në Kodër Kamëz, ka marrë në makine një nxënëse të klasës se 7 të kësaj shkolle dhe  e ka çuar më pas në një hotel ku  ka kryer veprime me natyrë seksuale.

Për ngjarje e rëndë, e mitura u ka treguar prindërve  dhe se bashku me ta e në prani te psikologes ka kallëzuar 25 vjeçarin, i cili është vënë në prangat e policisë.