Arrestohet biznesmeni, akuzohet për vdekjen e një punëtori

347
Sigal

Arrestohet kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë, Pashk Palokaj.

Arrestimi i biznesmenit u bë me urdhër të prokurorisë pas hetimeve të kryera për vdekjen e një punëtori në muajin gusht 2019 tek pallati që ai po ndërtonte në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës.

Ai akuzohet për ndërtim pa leje, moszbatim i rregullave të sigurisë në punë dhe punësim të paligjshëm.