Arrestohet 17-vjeçari, u kap me 50 gramë kokainë të pastër

479
Sigal

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap me 50 gramë kokainë, që po të shitej në treg kapte vlerën e 5000 eurove.

Pasditen e djeshme karabinierët në stacionin policor të Vado Ligure (Savona), arrestuan një shqiptar 17 vjeç, që po tregtonte kokainë.

17-vjeçari u kap me kokainë të pastër, ndërsa nëse droga shitej në treg do të kapte vlerën e 5000 eurove.

Rasti i kaloi Prokurorisë për të Miturit.