Arrestohen dy shqiptarë, i’u gjend drogë me vlerë 2 mln euro (EMRAT)

433
foto ilustruese
Sigal

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

Sipas mediave italiane, janë arrestuar Alfred Tusha, 28-vjeç dhe Leonard Spahiu, 40-vjeç. Ata u arrestuan në një laborator droge, në Montesilvano, Pescara, ku bënin përgatitjen e lëndës narkotike, për ta shpërndarë më pas në tregun me pakicë.

Një gabim i shpërndarësve të lëndës narkotike, ka bërë që policia të bjerë në gjurmët e dy shqiptarëve.

Policia gjeti 34 kilogramë heroinë, sekuestrimi më i madh i drogës në Abruzzo vitet e fundit.

Droga e sekuestruar nëse do të hidhej në treg do të kishte vlerën dy milion euro, gjithashtu në lidhje me faktin se, pas ” karantinës ”, kërkesa është rritur dhe çmimi po ashtu.