Arrestohen 7 persona në Durrës, njëri përndiqte ish të fejuarën/ Procedohen 6 të tjerë edhe në Krujë

336
Sigal

Janë arrestuar 7 persona së fundmi në Durrës ku 5 prej tyre ishin të shpallur në kërkim kombëtar. Arrestimi i tyre është kryer pasi që të 5-të kishin marrë në mungesë masën e arrestit me burg nga Gjykata për vepra të ndryshme penale. Ndërkohë, janë proceduar penalisht edhe 6 persona të tjerë si pjesmarrës në protestën e paligjshme para bashkisë Krujë.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Qarku Durrës

Bien në prangat e policisë 7 shtetas, 5 prej tyre të shpallur në kërkim kombëtar, për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu procedohen në gjendje të lirë 6 shtetas, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:

Gj., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”;

M., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Përndjekja”, pasi më datë 19.05.2020, ka përndjekur ish të fejuarën e tij;

P., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”;

M., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”;

M., 62 vjeç, banues në fshatin Nuaj, Krujës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Krujë, për veprime të mëtejshme.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin:

S., 36 vjeç, banues në Jubë, Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Citroen” në gjëndje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 48 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit A. D., 43 vjeç, F. P., 26 vjeç, A. Z., 37 vjeç, Xh. P., 19 vjeç, A. M., 43 vjeçe dhe A. Ll., 30 vjeçe, banues në Krujë, pasi kanë organizuar protestë të paligjshme, përpara Bashkisë Krujë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.