Arrestimi/ Shqiptarët po përgatiteshin për një grabitje të madhe parash në Itali

655
Sigal

Policia e Shtetit arrestoi sot dy shtetas të cilët po udhëtonin drejt qytetit të Barit në Itali, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit,  këta persona po përpiqeshin që të transportonin municione për në Itali.

Sipas medias italiane fishekët ishin destinuar për tu përdorur në një grabitje automjetesh, që transportojnë vlera monetare.

Të ndaluarit janë  A.F  30 vjeç si dhe R.H, 23 vjeç të dy nga Fieri.

Sipas Antimafias Italiane në rajonin e Puglias, grupet kriminale vendase në bashkëpunim me grupet kriminale shqiptare janë të specializuara kryesisht në trafik lëndësh narkotike e armësh.