Arrestimi – Maltezi fsheh drogën në dyshemenë e makinës e tenton të ikë nga Kapshtica

570
Një shtetas maltez është arrestuar pasi është kapur në Kapshticë me 36 kg lëndë narkotike e dyshuar Kanabis Sativa.

Ronald Galea, 45 vjeç po tentonte të largohej nga Shqipëria me drogën të cilën e kishte fshehur në dyshemenë e kamionçinës tip “Ford”,me targa HBQ412.

Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.

Në pjesën e dyshemesë të këtij mjeti, u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

76 pako me peshë 39 KG lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Policia informoi sot arrestimin e 45 vjeçarit si posedues i lëndës narkotike

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 283/a dhe 22 i Kodit Penal. 
Sigal