Arrestimi i shoferit të urbanit që shkaktoi aksidentin, policia: Kjo është akuza e ngritur ndaj 63-vjeçarit

112
Sigal

Shoferi i autobusit të Unazës me iniciale A.Xh., që shkaktoi aksidentin e frikshëm në Tiranë, është vënë në prangat e policisë.

Blutë e kryeqytetit thanë sot zyrtarisht se ndaj tij është ngritur akuza e “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i Policisë: 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin: A. Xh., 63 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar autobusin, është përplasur me disa automjete dhe si pasojë janë dëmtuar 9 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.