ARMO- Gjigandi strategjik i kapur nga mafia dhe korrupsioni

275

 Dr. Vladimir Mici


Në një kronikë të televizionit lokal në Fier para një muaji, një nxënës i intervistuar i shkollës së mesme profesionale “Petro Sota” duke përfaqsuar edhe shokët e vet deklaronte se nuk kishte mundësi të paguante ushqimin dhe fjetjen në konviktin e shkollës së tyre. Nxënësit pranoi se ai nuk plotësonte kushtet për të përfituar bursë studimi sepse babai i tij figuronte i punësuar në kombinatin e përpunimit të naftës në Ballsh, por se familja e tij nuk kishte të ardhura të tjera dhe babai i tij nuk kishte marrë pagën prej 8 muajsh. Pra ai s’mund te paguante dot shpenzimet e fjetjes dhe ushqimit në shkolle. Pra po vihej në provë shteti i cili kishte detyrimin e sigurimit të kushteve për mësimi mdhënien dhe në veçanti të politikës për arsimin professional dhe pamundësis, që ky shtet nuk mund të krijojë ciklin normal të rregullimit social dhe shoqëror të sistemit. Kjo falë politikave të papërgjejgshme që shteti promovon dhe zhvillon. Kjo histori më ktheu tek ARMO, ku për të cilën janë shkruar shumë histori në shtypin e përditshëm. Si një njohës i kësaj kompanie arrij të dalloj të vërtetën në këto shkrime. Ajo që duhet të vlerësoj dhe konkludoj është se Shembulli Armo është se si shteti nuk mbron qytetarët e vet, pronën e vet dhe të shqiptarëve. 

Le të tjerim faktet. Fillimisht po i kthehem luftës së Kosovës për çlirim. Kjo për të bërë të qartë se çfarë përfaqson ARMO për Shqipërinë. Kur filluan bombardimet e aleatëve mbi Jugosllavinë e mbetur, gjëja e parë e neutralizuar ishtin Rafinerite naftës. Po kështu kur lufta filloj në Irak bombardimet e para ishin Rafineritë e naftës. Pra flasim për një pasuri strategjike, e cila në moment të caktuara s’është më e individit, grupe individësh por kombit në tërësi. Por jemi në kohë paqjeje dhe historia pavarësisht ndryshon nuk ndryshon karakterin strategjik të saj. Ne jemi një komb i ri, dhe kosovën e kemi akoma më të re. Politikanët tanë nga të dy krahët trumpetojnë se në themel të politikave të tyre është punëzënia, rritja e punësimit, rritja e investimit, rritja e prodhimit kombëtar bruto, ulja e importit dhe rritja e eksportit duke balancuar bilancin e tregëtisë së jashtme, dhe nga ana tjetër duke siguruar një mirëqënie më të lartë për shtetasit e vet. Që të kesh punonjës në industrinë e naftës që nuk merr pagën prej 9 muajsh ky është alarmi më i madh. Shqipëria siguron 85% të të ardhurave të industrisë minerare nga industria hidrokarbure ndërkohë që punonjësit smarin pagat, hiqjen nga puna, përndiqjen nga shteti duke mos u dhënë vjetërsinë, i lodhin nëpër dyer e dritare shteti, i lodhin duke ndjekur deputetët edhe duke i kapur nga mëngët dhe deputet e ministrat dhe askush nuk ka moral. Të gjithë këta kanë mashtruar dhe gënjyer, të lënë pa ndihmë dhe bukë. Rasti i intervistës duhet të kishte alarmuar shtetin dhe jo të përfundonte ne arestime nga demonstrimi i punonjësve të papguar prej 9 muajsh. Ata kanë pritur gjatë. Nëse do ti referoheshim Armo-s ajo është një punë e pastër koruptive , mafioze, qëllimi i së cilës nuk ishte dhënia e një hovi kësaj industrie, por shkatërrimi dhe mbyllja e kësaj industrie. E pare në kontekstin se politikanët që shqyejnë çdo kanal televiziv duke trumbetuar se në Shqipëri ska njërëz të aftë, ska specialistë, ndërkohë që specialistët demonstrojnë në mes shesheve për vjedhjen e vëndeve të punës, ndërsa qeveritarët të fshehur pas reformave . Por për çfarë reformash bëhet fjalë në përpunimin e naftës dhe gazit. Shumë e thjeshte. Privatizim, zhvatje e pasurisë publike, ndalim të përpunmit të naftës, pamundësi për tu përpunuar nafta shqiptare. Dhe kur kur nafta shqiptare arrin mbi 1.3 milion tone. Kjo paturpësi arrin saqë sepse përfaqsuesi i Kastratit të deklaroj se ARMO s’ mund të përpunoj dhe të prodhoj produkte me standartet e BE-s. Ai mund të ketë të drejtë, por e drejta e tij nuk është siç e sheh ai por siç ky shtet duhet ta shoh realisht situatën.

Por ai ishte privatizimi zgjidhje (dhe pse nuk mund të quhet zgjidhje).

Së pari Privatizimi është strategji i cili për ekonomistin më të rëndomtë do të duhej të bëntë krhasimin e kostove dhe perfitimeve dhe ti peshonte ato. Në përfitimet e mundshme do të ishin paratë që shteti do të merrte nga prona e vet nga tjetërsimi i kësaj pasurie. Do të ishte rritja e efiçensës së manaxhimit nga subjekti privat, që do të manifestohej në rritjen e cilësisë së prodhimit, nivelin e çmimeve të ulta dhe nga ana tjetër do të bënte të mundur rritjen e kapacitetit përpunues duke thithur të gjitha prodhimet vëndase. Në këtë rast do të kishim një manaxhim të suksesshëm.Në esence të fundit do të kishim uljen e importit dhe një balancim të eksport importit.

Së dyti Si çdo strategji ajo duhet të zhvilloj një analizë risku. Mbi këtë bazë privatizimi kishte edhe një plan modernizimi dhe një investim themeltar dy vjeçar prej 250 milion euro. Sipas modelit shqiptar kjo duhet te përkthehej në të paktën 80 miljon euro reale , pasi fryrja e investimve është pjesë e marëveshjevet të zyrtarizuara tashmë midis qeverise dhe firmës apo suvjektit privatizues. Nuk kam vërejtur asnjë rast marëveshje të deritanishme, midis qeverisë dhe subjekteve private, ku këto të fundit angazhohen të kryejnë investime dhe të mos deklarojnë vlera të fryra edhe për një grop WC-je. Asnjë analize për mundësinë e kryerjes së këtyre investimeve. Sepse investimet do të kryeshin mbi baza performance dhe me efekte që do të sillnin ose uljen e kostove ose rrtijen e të ardhurave nga cilësia dhe sasia. Si do ti siguronte ky subjekt fitues burimet e investimit dhe si do ti gjente ky burim vlerën e blerjes. A u bë ndonjëhere kontrolli i pastërtisë së parasë dhe çfarë risku paraqiste. Po kredia nga Azerbajxhani a u kontrollua ndonjëherë. Cilat ishin dokumentat aplikues.

Së treti Dhënia e e një çmimi nuk ishte kusht që ky të konsiderohej një politikë e sukseshme privatizimi. Privatizimi do të konsiderohej që të kishte vlerë nëse realisht investimet e modernizimit po vijonin. Dhe një plan mobilizimi burimesh financiare dhe një kontratë paraprake priste firmën për modernizimin e saj. Po vonesa e likujdimit të parave , që për shlyerjen e shumës së privatizimit, dhe skandali I Raiffeisen Bank me Fee- e pjesmarrjes në tenderin e privatizimit të ARMO-s ishin të mjaftueshme, për një kontroll sistematik të të gjitha procedurave dhe riskut.
Së katërti: Një analizë e thjeshte duhej bërë.
( Nga sot, ‘Telegraf” do të nis të bëj publik, skandalet me importin e naftës, faturat fiktive, devijimi i akcizës nafta e bërë hyrje për në puse, e cila po shkatërron makinat e shqiptarëve, analizat fiktive të laboratorëve në Shqipëri, etj…)