Anti-KÇK: Shoqërohen 170 persona në komisariat

479
Sigal

Gjatë aksionit të anti-KÇK-së, policia ka shoqëruar në komisariat rreth 170 persona.

Ky aksion tashme është shpërndarë në të gjitha qarqet e Shqipërisë.

Këto 4 ditët e fundit, Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore, ushtrojnë kontrolle mbi automjete luksoze, në mënyrë që të arrestojnë personat që janë ende në kërkim.

Përveç kësaj, vlenë të theksojmë se, kontrollet janë mbi automjete luksoze, që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal.