Alketa Vejsiu flet për projektin e saj më të ri në ekran

664
Sigal

Moderatorja Alketa Vejsiu shkëlqeu në festivalin “Sanremo” në Itali, ku prezantoi natën e tretë krah italianit Amadeus dhe partneres së Ronaldos, Georgina Rodriguez.

Për Alketën, ky ishte kulmi i karrierës shumëvjeçare, duke realizuar ëndrrën që prek kohësh ruante në sirtar.

Pas “Sanremo-s”, Alketa do t’i rikthehet projekteve të saj në Shqipëri.

Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, moderatorja rrëfeu se do të rikthehet sërish me emisionin “Piter Pan”.

Mirëpo, ky nuk do të jetë projekti i vetëm i Alketës.

Gjatë intervistës ajo rrëfeu se do të vijë me një format të ri në televizion në muajin shtator.

Megjithatë, Alketa vendosi që detajet t’ia lërë kohës, duke na lënë kuriozë për projektin e saj të ri.

Megjithatë, moderatorja bëri të ditur se po ecën në rrugë të mirë dhe kjo tashmë është mëse e dukshme.