Anijet TEC, ja si miliona euro dalin nga xhepi i shqiptarëve për kompanitë ofshore

60

Tec që supozohet të ‘shpëtonte’ shqiptarët nga kriza e energjisë, e që sot vijojnë të qëndrojnë të ankoruara në port dhe presin të marrin nga buxheti i KESH plot 69 milionë dollarë. Anijet jo vetëm që nuk i shpëtuan shqiptarët nga kriza e energjisë, ashtu siç u shit, por fatura që paguam për energjinë e importuar kapi vlerën 450 milionë euro. Tashmë kësaj shume pritet t’i shtohen miliona të tjera për qiranë, mirëmbajtjen, karburantin, depozitat e naftës dhe kostot e operimit.

Sigal

 Emisioni investigativ ‘Piranjat’ përgjatë dy sezoneve ka denoncuar aferën me kontraktimin përmes një tenderi emergjent të dy anijeve me Tec që supozohet të ‘shpëtonte’ shqiptarët nga kriza e energjisë, e që sot vijojnë të qëndrojnë të ankoruara në port dhe presin të marrin nga buxheti i KESH plot 69 milionë dollarë. Anijet jo vetëm që nuk i shpëtuan shqiptarët nga kriza e energjisë, ashtu siç u shit, por fatura që paguam për energjinë e importuar kapi vlerën 450 milionë euro. Tashmë kësaj shume pritet t’i shtohen miliona të tjera për qiranë, mirëmbajtjen, karburantin, depozitat e naftës dhe kostot e operimit.

 

Shkeljet e KESH për këto dy asete termike janë të shumta, që nga emergjenca e hapjes së tenderit e deri tek kapërcimi i afateve të tij, si dhe përgatitjet për t’i marrë në dorëzim, edhe pse ka përfunduar emergjenca dhe afati i kontratës 2-vjeçare që u firmos në 4 prill 2022!

Nga 10 ditë kohë që detyron ligji për të shpallur një garë me procedurë të përshpejtuar,

Koorporata Elektroenergjitike la vetëm 3 ditë kohë. Interes shprehën dy kompani, por u pranua oferta e firmave ‘Exelerate Energy’ dhe ‘Renco’. Kontrata mes KESH dhe ‘Excelerate Energy’ u negociua në mars 2022 dhe u firmos një muaj më pas, por pa lanë afat dorëzimi. Kjo kontratë shërbeu që kompania ‘Excelerate Energy’ ta përdorë si kolateral në bankë dhe të marrë kredi, përmes të cilës bleu anijet me TEC në Bangaladesh. Dy TEC-et kushtuan 15 milionë dollarë, tre herë me lirë se kosto që do të paguajë KESH për qiranë, plot 46 milionë dollarë. Por nuk mbaron këtu, sepse për operimin e tyre do të paguhen 22.5 milion dollarë.


Shqiptarëve iu shit publikisht se anijet termike janë sjellë nga kompania amerikane Excelerate Energy, por rezulton se firma që është marrë me këtë ka vetëm emrin e ngjashëm, pasi bazën e ka në shtetin offshore Delaware, parajsë fiskale që mban sekret pronarët. Jo vetëm kaq, por nëse anijet ndizen ndotja mjedisore që i shkaktohet zonës së mbrojtur në gjirin e Vlorës do të jetë kolosale!

Megjithatë, sot nuk ka asnjë interes që termocentralet lundruese të ndizen pasi çmimi i energjisë është normalizuar dhe KESH ka patur një vit të mirë ku ka shitur energji. Pavarësisht parregullsive të njëpasnjëshme, KESH po përgatitet muajt e fundit për të marrë në dorëzim tecet lundruese dhe për të nisur fazën e komisionimit, pra dhënies së parave. E gjithë kjo procedurë po bëhet e bazuar në një kontratë të dyshimtë që detyron pagesën dhe në raste kur ka hetime të organeve të drejtësisë dhe kur kriza dhe koha e kontratës ka përfunduar prej disa muajsh.

Për gjithë këto shkelje u njoftua administratorin e ri i KESH, Erlind Sulo, por sipas përgjigjes që Korporata e Energjisë dërgoi për emisionin ‘Piranja’, anijet janë në fazën e fundit të testit të sigurisë dhe do të merren në dorëzim.

Një megaskandal ky i ngjashëm me atë të inceneratorëve, faktet janë si më poshtë:

-KESH ka bërë një marrëveshje me kompani off-shore;

-Ka marrë me qira asete me tre-fishin e vlerës që mund të shpenzonte nëse do t’i blinte;

-Shqiptarët do të paguajnë miliona dollarë për një shërbim që nuk e kanë marrë asnjëherë;

-Shpenzimet e mirëmbajtjes dhe të konsumit të karburantit janë jashtë çdo logjike ekonomike;

-Impakti në mjedis është shkatërrimtar.A nuk i mjaftojnë Spakut këto fakte për të nisur një hetim?