Angli, gazetari anglez sponsorizon operacionin e shqiptarit me tumor në kokë

589
Gazetari dhe moderatori anglez Si King, ka ofruar para për trajtimin e shqiptarit Lorenc Hoxha, i cili u arrestua nga autoritetet angleze në spital, pak para se të operohej për tumorin në kokë.
Ai tha se kjo ishte “një mënyrë humanizmi drejtuar një qënieje njerëzore”.
“Nuk dua që Lorenci të vdesë,” shtoi ai. “Emigrant i jashtëligjshëm apo jo, shoqëritë e civilizuara nuk duhet të lënë një qenie njerëzore të vdesë”.
Sipas BBC, policia e ka marrë 27-vjeçarin shqiptar nga spitali dhe e ka dërguar në burg të veshur me rrobat e spitalit, duke anulluar kështu operacionin.
Edhe pse diagnoza ishte e rëndë, mjekët deklarojnë se trajtimi nuk ishte urgjent.
Më 2 qershor, u arrit një vendim mjekësor që trajtimi i tij nuk ishte menjëherë i nevojshëm dhe se pacienti ishte i aftë të udhëtonte dhe të kryente trajtimin në vendin e tij.
Pas këtij vendimi, tetë përfaqësues nga Komuniteti Shqiptar në Neëcastle arritën në repartin mjekësor. Gjatë takimit me përfaqësuesit u bë e qartë se pacienti kishte kërkuar më parë trajtim në Greqi, por nuk kishte bërë operacion.
Stafi i spitalit ‘Royal Victoria’ ishte i vetëdijshëm se nëse asnjë spital nuk e merrte përsipër pacientin, atëherë atyre i duhej të telefononin policinë. Stafi donte ta shmangte këtë situatë, por arritën në vendimin për të telefonuar policinë, pasi askusht nuk donte të mbante përgjegjësi për 27 vjeçarin.
Sigal