Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnje, vdes djali, shpëton i ati

547
Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e 5 qershorit në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në afërsi të fshatit Gramsh.
Një automjet tip Trailer me targa të Bosnje Hercegovinës ka marrë përpara një mjet bujqesor pa targa ku udhëtonin babë e bir
Drejtuesi i mjetit me targa Mirsad Haxhiç, 50 vjeç, nga Gradacaci i Bosnjës, ka marrë përpara mjetin zetor me rimorkio të ngarkuar me dengje bari.
Në zetor, ishin duke udhëtuar shtetasit Asqeri dhe Gentian Sina, babë e bir.
Përplasja ka qenë e fortë dhe traileri ka marrë para për rreth 100 metra mjetin bujqësor.
Të dëmtuarit e këtij aksidenti janë përcjellë me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ku pas mesnates, djali 29 vjeçar ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.
Policia ka ndaluar trafikun për rreth 1 orë për të marrë masat për dokumentimin e ngjarjes.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23.00 dhe autostrada në drejtimin drejt Lushnjës është hapur pas një ore.
Kjo është hera e parë që një mjet bujqësor shkakton aksident në autostradë, pasi këto mjete nuk lejohet të kalojnë në këtë rrugë. Dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Sigal