Angelina Jolie dhe ish-presidentja e Kosovës bëhen bashkë për këtë kauzë të rëndësishme

552
Angelina Jolie është e njohur për solidarizimin e saj me fenomenet sociale shqetësuese dhe është shumë e angazhuar me evente që dalin kundër tyre. Ajo së fundmi ka marrë pjesë në 5 vjetorin e iniciativës kundër dhunës seksuale në vendet në konflikt, event në të cilin ishte e pranishme edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Këtë e ka bërë të ditur, Ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevski përmes publikimit në Twitter të fotografive nga kjo konferencë. Jahjaga në këtë konferencë ka folur për atë se çfarë ka bërë Kosova për t’iu dalë në ndihmë viktimave të dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë.
Sigal