Andi Bushati: E papranueshme që ambasadorja amerikane të ndërhyjë në gjyqësor

479
Sigal

Analisti, Baton Haxhiu thotë se peticioni kundër ambasadores së SHBA, Yuri Kim është ‘përtaci demokratike’.

Haxhiu tha se ky veprim është ‘radikal’ ndërsa shtoi se politikat e SHBA nuk bazohen tek individë të caktuar që i përfaqësojnë por kanë vazhdimësi.

Për Andi Bushatin, është e papranueshme që ambasadorja amerikane të ndërhyjë në vendimet e gjykatave shqiptare.

Bushati iu referua ndërhyrjes për çështjen e PD por edhe në rastin e bizneseve amerikane që operojnë në Shqipëri.

Ai i cilësoi këto ndërhyrje si ‘akte skandaloze’ dhe shtoi se në demokraci asnjë ambasador nuk mund të marrë vendime gjyqësore dhe vendosë kryetarë të partive.