Koronavirusi, MSH: Në 24 orët e fundit shërohen 12 pacientë

374
Sigal

Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e situatës së COVID-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në total janë shëruar 116 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve duke e çuar numri në 116, pra 30 % e të prekurve rezultojnë të shëruar. Zv/Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale theksoi se betejën me sëmundjen e kanë humbur 21 qytetarë.

Ndërkohë në spitalin “Shefqet Ndroqi” 65 persona janë në terapi intensive”.

Deklarata e plotë:

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 175 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 2571 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 377 raste.

Janë testuar gjithashtu 11 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të gjithë negativë nga COVID-19.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 21 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 116. Pra rreth 30% e të prekurve deri tani rezultojnë të shëruar.