Amnistia fiskale nis legalizimin e korrupsionit dhe grabitjen e oligarkëve

161
Sigal

Qeveria pas shumë kritikave nga institucionet ndërkombëtare, përgatit territorin për rikthimin e amnistisë, ku politikanët dhe krimi pritet të legalizojnë pasuritë e vëna nga korrupsioni e trafiqet. Më shumë sesa do hapë rrugë që emigrantët të deklarojnë pasuritë informale, do favorizojë që të mos i hyjë gjemb në këmbë ministrave, drejtorëve, doganierëve, tatimororëve apo oligarkëve, duke ju falur dhe pastruar çdo qindarkë që u kanë vjedhur shqiptarëve. Ja procedura e deklarimit dhe mënyra e tatimit

 

Për amnistinë fiskale do të paguhet tatim nga 4 deri në 10 për qind të shumës së vetëdeklaruar. Vetëdeklarimet e të ardhurave do të lejohen deri në 9 muaj nga miratimi i ligjit.

Qeveria nxori  për konsultim draftin e amnistisë fiskale i cili lejon deklarimin vullnetar të një pasurie në vlerë monetare deri në 2 milionë euro, të cilat më pas tatohen nga 7-10 %. Do të amnistohen edhe pasuritë e paluajtshme. Sipas projektligjit për personat në përbërje të certifikatës familjare, pasuria që lejohet të deklarohet sipas parashikimit të pikës 1, është tërësia e deklarimeve vullnetare të kryefamiljarit ose çdo personi madhor, bazuar në të dhënat e certifikatës familjare sipas përbërjes që rezulton e dokumentuar deri me datë 1.1.2022. Subjekte të këtij ligji janë individët shtetas të Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nëse janë rezidentë tatimorë ose jo në Republikën e Shqipërisë, personat fizikë dhe juridikë, tatimpagues rezidentë në Republikën e Shqipërisë, si dhe individët rezidentë tatimorë në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht shtetësisë së tyre.

Ja procedura e deklarimit vullnetar të pasurive dhe i pasqyrave financiare

Subjektet e këtij ligji mund të deklarojnë vullnetarisht pasuritë dhe elemente të pasqyrave financiare që nuk i kanë deklaruar më parë apo i kanë deklaruar në një vlerë më të vogël se ajo çfarë duhet të deklaronin pavarësisht nëse pasuritë, në tërësinë apo pjesë të tyre, janë të paregjistruara në autoritetet kompetente, apo ndodhen ose jo në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Deklarimi vullnetar i pasurive apo i pasqyrave financiare kryhet pranë Njësisë Speciale, nëpërmjet paraqitjes së një vetëdeklarimi sipas formularit të deklarimit vullnetar.  Njësia, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga depozitimi i formularit të deklarimit vullnetar, kryen verifikimet paraprake nëse aplikuesi është subjekt përfitues i këtij dhe pajis subjektin ose përfaqësuesin e tij me një dublikat (kopje) të formularit të vetëdeklarimit të certifikuar/nënshkruar nga Njësia.

Formati i formularit të deklarimit vullnetar dhe mënyra e procedimit për deklarimin vullnetar të pasurive dhe të pasqyrave financiare përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.

Procesi i deklarimit vullnetar fillon me depozitimin e formularit të deklarimit vullnetar të përmendur në pikën 2, të këtij neni dhe përfundon me pajisjen e subjektit me vërtetimin përkatës, të lëshuar sipas parashikimeve të këtij ligji.

Shumat në të holla depozitohen në llogari bankare të bankave të nivelit të dytë, ndërsa për pasuritë e tjera, të detyrueshme për t’u regjistruar, ndiqen procedurat e regjistrimit sipas parashikimeve të legjislacionit përkatës të fushës.

Deklarimet dhe veprimet e kryera në kuadër të kësaj procedure nga ana e subjekteve përfituese, sipas këtij ligji, në lidhje me llojin dhe vlerën e pasurisë që deklarojnë vullnetarisht në formularin përkatës, nuk shërbejnë si indicie apo provë për ndjekjen apo procedimin penal dhe/ose administrativ të subjekteve përfituese.

Pas deklarimit nuk do të lejohen procedura hetimore apo administrative dhe deklaruesit përjashtohen nga ndjekja penale për veprat penale në fushën tatimore dhe doganave.

Deklarimi vullnetar i shumave në të holla

 Për deklarimin e shumave në të holla subjekti ose përfaqësuesi i tij, pasi pajiset me formularin e deklarimit vullnetar të lëshuar nga Njësia, sipas parashikimeve të nenit 9, të këtij ligji, dorëzon një kopje të këtij formulari për depozitimin e shumës në të holla të deklaruar në formular në një numër llogarie të hapur për këtë qëllim.Banka apo institucioni financiar, pasi verifikon formularin për shumën në të holla që kërkohet të deklarohet, pajis subjektin ose përfaqësuesin e tij me vërtetim të depozitimit të shumës dhe të mbajtjes së tatimit. Banka apo institucionet e tjera financiare, që veprojnë në kuadër të këtij ligji, njoftojnë menjëherë Njësinë mbi depozitimin e shumës në të holla dhe përputhshmërinë e kësaj shume me vlerën e deklaruar në formular. Ndërveprimi i bankave të nivelit të dytë apo i institucioneve të tjera financiare, shkëmbimi i të dhënave dhe bashkëpunimi me Njësinë si dhe mënyra e procedimit për këtë fazë të procesit të deklarimit vullnetar, përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.

Kufizimet  e deklarimit vullnetar të shumave në të holla

Shumat në të holla të deklaruara në kuadër të këtij ligji nuk mund të transferohen jashtë shtetit për një periudhë 5 vjeçare nga momenti i depozitimit të tyre në përfundim të procedurës së deklarimit vullnetar sipas parashikimit të shkronjës a, të pikës 1, të nenit 16, të këtij ligji. Bankat apo institucionet financiare në të cilat janë depozituar shuma në të holla, sipas këtij ligji, informojnë subjektet që deklarojnë për kushtin e parashikuar në pikën e parë, për rastet kur ata, pas depozitimit të shumave në llogaritë përkatëse, mund të dëshirojnë të kryejnë transferta bankare jashtë shtetit, për shumat e deklaruara sipas këtij ligji, brenda 5 viteve nga data e depozitimit të tyre.

Subjekti deklarues nuk mund t’i tërheqë shumat në të holla të depozituara deri në përfundim të afatit të zbatim të këtij ligji.

Në rastet kur subjektet që kanë deklaruar shuma në të holla, dëshirojnë të transferojnë këto shuma ose ekuivalentin e tyre jashtë shtetit, përpara afatit 5-vjeçar nga data e depozitimit të tyre, u mbahet si penalitet në masën 30% të shumës së transferuar.

Penalitetet e parashikuara në pikën 4 të këtij neni kalojnë në llogari të thesarit në Ministrinë përgjegjëse për Financat, nga bankat, dhe janë në shtesë të shumës fillestare të paguar në çastin e depozitimit të tyre në përfundim të procedurës së deklarimit vullnetar.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve gjatë inspektimeve, nga hyrja në fuqi e këtij ligji, deri në 5 vjet pas përfundimit të kohës së zbatimit të tij, mban në konsideratë zbatimin e dispozitave të këtij ligji në lidhje me kufizimet e lëvizjeve të shumave në të holla jashtë shtetit.

Deklarimi vullnetar i pasurive të paluajtshme apo pasurive të luajtshme

Subjektet e këtij ligji mund të deklarojnë dhe legalizojnë vullnetarisht burimin e të ardhurave të përdorur për krijimin e pasurisë së luajtshme apo të paluajtshme që duhen apo janë regjistruar në regjistra publik, burime këto të padeklaruara më parë.

Pasuritë sipas përcaktimit të pikës 1, që mund të deklarohen pranë Njësisë, nëpërmjet paraqitjes së formularit të deklarimit vullnetar janë:

Deklarimi vullnetar i pasqyrave financiare

Subjektet e këtij ligji mund të rideklarojnë elemente të veçanta të aktiveve, të detyrimeve apo të kapitaleve të veta të pasqyrave financiare vjetore të shoqërisë, sipas përcaktimeve në udhëzimin e ministrit përgjegjës për financat, me synimin për të siguruar një paraqitje reale, të vërtetë dhe e drejtë të çdo elementi të aktiveve dhe të detyrimeve të këtyre pasqyrave.

Për të gjitha diferencat që rezultojnë si efekt i rideklarimit të elementëve të veçantë të aktiveve, detyrimeve apo kapitaleve të veta të pasqyrave financiare vjetore të shoqërive, të cilat detyrohen të kryejnë auditimin ligjor në bazë të kuadrit rregullator të fushës së auditimit ligjor, audituesit ligjorë, të cilët kanë audituar pasqyrat financiare vjetore të këtyre shoqërive përpara procesit të rideklarimit, janë të përjashtuar nga përgjegjësia lidhur me krijimin e këtyre diferencave, si rezultat i kërkesave të këtij ligji.

Për çdo diferencë që lind nga gjendja reale me gjendjen aktuale kontabël, diferencë, e cila jep efekt neto në rritje në të ardhura apo kapital, subjektit i lind detyrimi për pagesë të tatimit, sipas vlerës dhe modaliteteve kohore të parashikuara në nenin 16, të këtij ligji.

Çdo diferencë e kontabilizuar bazuar në kuadrin rregullator të kontabilitetit të sektorit privat për këtë qëllim do të klasifikohet si e ardhur e patatueshme apo shpenzim i pazbritshëm për qëllime të deklaratës së tatim fitimit apo tatimit të thjeshtuar të fitimit.

Shumat e detyrimeve ndaj ortakëve të shoqërisë, të rivlerësuara sipas dispozitave të këtij neni, mund të përdoren lirisht prej tyre për qëllime të biznesit apo personale.

Asnjë rideklarim pozicionesh nuk mund të japë në periudhat e kaluara, periudhën korrente apo periudhat e ardhshme, efekte në rritjen e shpenzimeve apo elementeve të tjerë që reduktojnë fitimin tatimor apo TVSH-në e pagueshme.

 Në rastet e deklarimit vullnetar të shumave në të holla dhe të depozitimit të tyre në llogaritë bankare, banka apo institucioni financiar mban një tatim të posaçëm prej:

Nëse subjektet që kanë bërë deklarimin vullnetar të shumave në të holla nëpërmjet depozitimit të tyre në llogari bankare, vendosin t’i investojnë shumat e deklaruara në tituj shtetërorë, bono thesari apo obligacione jo më të vogla se 2 vjeçare, Banka e Shqipërisë në rolin e Agjentit Fiskal, mban një tatim të posaçëm prej:

Pasuritë e deklaruara vullnetarisht, që ndodhen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, mund të legalizohen me pagimin e tatimit të posaçëm, sipas parashikimit të nenit 16, të këtij ligji. Pasuritë e legalizuar në këtë mënyrë mund të përdoren dhe administrohen lirisht sipas parashikimeve të legjislacionit përkatës. Për legalizimin e pasurive, sipas pikës 1, të këtij neni, subjektet e këtij ligji, personalisht apo nëpërmjet përfaqësuesve të tyre, plotësojnë formularin për deklarimin vullnetar të pasurive, sipas parashikimeve të nenit 9, të këtij ligji, dhe e paraqisin këtë deklarim në autoritetet përgjegjëse doganore kufitare për kryerjen e procedurave doganore, sipas legjislacionit në fuqi. Rregullat dhe mënyra e riatdhesimit të pasurive përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.

Deklarimet dhe veprimet e kryera në kuadër të legalizimit të pasurive nga ana e subjekteve përfituese, sipas këtij ligji, në lidhje me llojin dhe vlerën e pasurisë, që deklarojnë vullnetarisht në formularin përkatës, nuk shërbejnë si indicie apo provë për ndjekjen apo procedimin penal dhe/ose administrativ të këtyre subjekteve.

Ndërprerja e procedurës së deklarimit vullnetar

Procedura e deklarimit vullnetar konsiderohet e ndërprerë: Me ndërprerjen e procedurës së deklarimit vullnetar konsiderohet se procedura e deklarimit, në kuptim të këtij ligji, nuk ka filluar dhe subjekti nuk konsiderohet subjekt përfitues, në kuptim të këtij ligji.

Përfundimi i procedurës së deklarimit vullnetar

Procedura e deklarimit vullnetar përfundon me plotësimin njëkohësisht të këtyre kushteve: Me përfundimin e procedurës së deklarimit vullnetar, brenda 20 (njëzet) ditëve nga dorëzimi i dokumentacionit, sipas pikës 1, të këtij neni, Njësia lëshon vërtetimin përkatës të përfundimit të procesit të deklarimit vullnetar të pasurive, formati i të cilit miratohet me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.

Personi, në emër të të cilit është lëshuar vërtetimi për përfundimin e procesit të deklarimit vullnetar, konsiderohet subjekt përfitues për pasurinë, përkatësisht sipas llojit dhe vlerës së përcaktuar në vërtetimin përkatës për përfundimin e procesit të deklarimit vullnetar.

Pasuria për të cilën është lëshuar vërtetimi, në përfundim të procesit të deklarimit vullnetar, konsiderohet pasuri e deklaruar, në kuptim të këtij ligji.

Ja kush nuk përfiton nga amnistia

Nga amnistia fiskale, përjashtohen Presidenti, deputetët, kryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat, gjyqtarët dhe prokurorët e të gjithë niveleve dhe titullarët e institucioneve shtetërore. Gjithashtu nga amnistia fiskale përjashtohen zyrtarët e nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues, prefektët dhe kryetarët e bashkive si dhe kryetarët e këshillave bashkiakë, drejtuesit e policisë si dhe anëtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe personeli i prokurorive.

 

^^^^^^^^^^^

Rilindja rikthen amnistinë. Si politikanët dhe krimi pritet të legalizojnë pasuritë e vëna nga korrupsioni

 SOM

Në pamje të parë përjashtohen zyrtarët, ish-zyrtarët dhe familjarët e tyre. Mirëpo ligji nuk përjashton të afërmit e tyre. Dihet që krimi dhe politika i pastrojnë paratë përmes të tretëve. Pra shumë prona i kanë në emër të të afërmve dhe jo në emër të tyre dhe të familjarëve

 

Në draft përmendet termi “përbërja e certifikatës familjare”. Në pamje të parë përjashtohen zyrtarët, ish-zyrtarët dhe familjarët e tyre. Mirëpo ligji nuk përjashton të afërmit e tyre. Nëse shohim për shembull ligjin antimafia, ai i ka të përcaktuara kategoritë, pra: vëlla, motër, teze, dajë, krushk, e shumë të afërm të tjerë. Qeveria ka rikthyer ligjin për amnistinë fiskale. Pas shumë kritikave që erdhën nga institucionet ndërkombëtare, Rama ka vendosur të rihapë debatet, pasi ligji është nxjerrë për konsultim.

Pak muaj më parë qeveria mbajti të ashtuquajturin Këshillim Kombëtar, ku mori “aprovimin” dhe pritet që në legjislaturën e re ligji të shkojë për diskutim në Kuvend. I hapet rruga një akt mafioz në favor të oligarkëve, klientëve e familjarëve të pushtetit e grupeve të krimit dhe korrupsionit, të cilët kanë vjedhur e përfituar fonde dhe pasuri shtetërore në mënyra të ndryshme, veçmas e në bashkëveprim me zyrtarë të qeverisë.

Është siguruar drafti paraprak që ka hartuar Ministria e Financave, i cili është hedhur për konsultim. Ajo që vihet re është se njësoj si te versioni i mëparshëm, edhe këtu ngrihen dyshime se ky ligj më shumë sesa do hapë rrugë që emigrantët të deklarojnë pasuritë informale, do favorizojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Në ligj bëhet me dije se çdo qytetar ka të drejtë të deklarojë pasuri deri në 2 milionë euro dhe nuk do i hyjë asnjë gjemb në këmbë. Ndërkohë shteti do mbajë disa tarifa. Sigurisht aty është futur një nen, i cili përjashton nga amnistia funksionarët e lartë, pra ata që bëjnë deklarim vjetor të pasurisë në ILDKP.

Por nëse lexohen me detaje këto dy pika, dyshimet janë se ato do u japin mundësi të korruptuarve që të legalizojnë paratë. Në draft përmendet termi “përbërja e certifikatës familjare”. Në pamje të parë përjashtohen zyrtarët, ish-zyrtarët dhe familjarët e tyre. Mirëpo ligji nuk përjashton të afërmit e tyre. Nëse shohim për shembull ligjin antimafia, ai i ka të përcaktuara kategoritë, pra: vëlla, motër, teze, dajë, krushk, e shumë të afërm të tjerë. Nga ana tjetër dihet që krimi dhe politika i pastrojnë paratë parmes të tretëve. Pra shumë prona i kanë në emër të të afërmve dhe jo në emër të tyre dhe të familjarëve.

Skema do jetë e njëjtë me atë të deklarimit pasuror çdo vit nga zyrtarët. Nëse marrim një shembull: Një politikan deklaron pasurinë e tij, të bashkëshortes dhe të fëmijëve. Por te pasuria e fëmijëve nuk hyjnë pasuritë që mund të kenë burrat apo gratë e djemve apo vajzave. Pra shumë lehtë një pushtetar mund të legalizojë gjithë pasuritë përmes dhëndrit të tij fjala vjen. Po ashtu përmes të vëllait, kushëririt e të dikujt tjetër. Kjo pasi në rrethin familjar përfshihen vetëm burri, gruaja dhe fëmijët. Pra në këtë mes është lënë një dritare që politika të legalizojë pasuritë.

Janë të shumtë ministrat, ish-ministrat dhe funksionarët që kanë miliona euro pasuri dhe përmes këtij ligji të gjithë do të gjejnë manovra që gjithçka të jetë e ligjshme dhe ata të dalin pa u lagur, pasi ligji i përjashton nga ndjekja penale.

Pasuritë nga jashtë

Një tjetër mundësi e artë për pushtetarët dhe krimin është se do të kenë shansin që të legalizojnë pasuritë që kanë jashtë. Ka shumë politikanë me pasuri në parajsat fiskale. Por me ligjin e ri atyre do u jepet mundësia që të deklarojnë pasuritë dhe t’i sjellin paratë në vend. Kjo pasi të gjithë i kanë në emër të personave të tretë, që nuk i përjashton ligjit “Pasuritë e deklaruara vullnetarisht, që ndodhen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, mund të legalizohen me pagimin e tatimit të posaçëm, sipas parashikimit të nenit 16, të këtij ligji. Pasuritë e legalizuar në këtë mënyrë mund të përdoren dhe administrohen lirisht sipas parashikimeve të legjislacionit përkatës”, thuhet në nenin 17.

Favoret ndaj krimit

Ky ligj u kundërshtua fort nga prokuroria kur doli herën e parë, pasi sipas organit të akuzës, krimi iorganizuar e ka të lehtë të legalizojë pasuritë. Çdo person i cili nuk është hetuar apo është ndjekur penalisht, çdo pasuri që ka mund ta legalizojë lehtë, ndonëse ajo mund të jetë pasuri kriminale. Pra më shumë se sa për të legalizuar pasuritë e emigrantëve, ky ligj do jetë një lloj amnistie për pushtetarët dhe bosët e krimit, pasi rrethi po ngushtohet nga dita në ditë.