Ambasadori i Indonezisë, Sh.T.Z Iwan Bogananta i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

224
Sigal

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Indonezisë në Shqipëri, rezident në Sofje, Sh.T.Z. Iwan Bogananta, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta e uroi Ambasadorin për detyrën dhe e siguroi për mbështetje në përmbushjen me sukses të misionit të tij në Shqipëri.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe shprehu vullnetin e nxitjes më tej të tyre në fushat me interes reciprok, veçanërisht ato ekonomike e tregtare, sektorin e energjisë së rinovueshme, turizmit, bujqësisë, agro-biznesit, si dhe dixhitalizimit të transportit.