Ambasada e Japonisë, Projekt për Rehabilitimin e Shkollave në Vaun e Dejës

542
Një projekt shumë i rëndësishëm pritet të nënshkruhet nesër për rehabilitimin e Shkollave në Vau¬¬_n e Dejës. Ambasada japoneze do të organizojë ceremoninë e nënshkrimit për Kontratën Grant të Asistencës Grant të Japonisë për Projektin Bazë të Sigurisë Njerëzore. Përmes një njoftimi për shtyp, bëhet me dije se ceremonia do të organizohet në datën 04 Mars, në Hotel Tirana International, Salla e Konferencave Abreti, Tiranë. Gjithshtu njoftohet se kjo kontratë do të nënshkurhet mes Z. Hiroshi Yamauchi, Zëvendës Shef i Misionit dhe Ministër në Ambasadën e Japonisë në Shqipëri (rezident në Romë)Z. Zef Hila, Kryetar i Bashkisë Vau i Dejës. Vlera që do të investohet për Rehabilitimin e Shkollave në Vau Dejës, është 68,220 Euro. 
Sigal