Amarildo Dimo: Në këtë fazë luhet për gjthçka, kampionati është bërë i vështirë

Amarildo Dimo

KATEGORIA E PARË/ Ish-mbrojtësi i Apolonisë, Skënderbeut dhe Egnatias, Amarildo Dimo, bën parashikimin  

Agron KAJA

NOA

Me rezultatet që u arritën në javën e 24-ët, renditja e skuadrave pësoi disa  ndryshime, por për ish-futbollistin fierak Amarlido Dimo, kampionati është bërë i vështirë në këtë periudhë që po luhet. Në këndvështrimin e tij, Dimo thekson se gara po bëhet edhe më e fortë. “Kemi mbyllur 24 javë në Kategorinë e Parë, dhe shohim se të gjitha skuadrat janë vënë në garë, ku të gjitha po kërkojnë që të jenë në arritjen e synimeve të tyre. Llogaritë po bëhen ndeshje pas ndeshje dhe do thoja se edhe Apolonia është në këto “ethe” të kampionatit, dhe në ndeshjen me Pogradecin luajti mirë dhe mund të merrte barazimin. Sepse po luan si një skuadër e vakët dhe nuk të imponon shumë në lojë. E shikoj se nuk është e ndërtuar për të fituar dhe për tu ngjitur më sipër në renditje, por më shumë duke skuadër që kërkon rezultate rastësore”, kështu e nisi dje bisedën ish-mbrojtësi i Apolonisë, Bylisit, Skënderbeut dhe Egnatias, Amarildo Dimo. Ndërkohë që për javën e 24-ët, Dimo shprehet se në këtë rrugëtim të garës deri në mbylljen e saj, nuk do të kemi ndonjë ndryshim të madh në renditje, por nuk përjashton edhe ndonjë surprizë. “Po ti referohemi rezultateve të javës së 24-ët ku u shënuan edhe 16 gola, mund të themi se realisht kishim disa lëvizje vëndesh në tabelën e renditjes. Natyrshëm që  rezultatet tregojnë edhe disnivelet mes skuadrave, dhe këto sollën edhe lëvizjet në tabelë, më dukshëm në zonën ku skuadrat luftojnë për një vënd në Play-off. Por edhe këtë javë, si Apolonia ashtu edhe Lushnja, nuk mundën që të shmangnin renditjen në zonën e ftohtë, duke dhënë sinjale mbijetese”. Ndërsa Apoloninë, skuadrën e qytetit të tij, Dimo e shikon të rrezikuar, sepse kampionati është bërë i vështirë, duke mbajtur në garë të gjitha skuadrat. “Kampionati është bërë i vështirë,  dhe nëse të gjitha skuadrat do jenë në garë, dhe pa e prishur atë, vetë Apolonia mund të rrezikojë shumë dhe do ta ketë vështirë, sepse nuk ka aleatë. Në këtë fazë të kampionatit luhen të gjitha ndeshjet për gjithçka. Nuk ka skuadra të favorizuara, sepse të gjitha nuk duan të gabojnë në këto ndeshje dhe do bëjnë maksimumin për të mos gabuar. Nga ana tjetër, ekipet e tjera nuk kanë peshë të rivalizojnë realisht me to. Java e ardhshme pritet të luhet me këtë atmosferë”, ishte kjo biseda me ish-futbollistin fierak, Amarildo Dimo. Java e 24-ët luhet në datën 7 mars, me të gjitha ndeshjet që nisin në ora 14:00.

 

LEGJIONARËT NË FUNDJAVË

Ernest Muçi “kryefjalë”, ndër më të mirët te Trabzonspor

Në fundjavë, skuadra e Trabzonspor fitoi 3-1 ndaj Karagumruk, ndërsa Ernest Muçi ishte ndër më të mirët në fushë dhe u vlerësua me notën 7.6. Edhe pse nuk e gjeti rrugën e rrjetës në këtë ndeshje, me fantazinë e tij në sulm la gjurmë të fitorja. Klubi i Trabzonspor ka shpërndarë një video me  momentin kur Muçi hyn në kontakt me topin, ku me një lëvizje la të shtangur rivalët duke krijuar hapësirë për shokun e skuadrës. Kjo video ka patur me mijëra pëlqime, ndërsa ai është zgjedhur edhe në formacionin e javës 24 në Ligën e Parë turke. Gjatë këtij sezoni, Muçi është lojtari më në formë i Kombëtares sonë, me gola dhe rendiment të lartë në fushën e lojës.

Rei Manaj vazhdon të shënojë dhe të fitojë

Sulmuesi i Kombëtares sonë Rei Manaj, këtë fundjavë gjen golin e radhës dhe nis si duhet muajin mars. Silojtari i momentit te Sivaspori, ai realizoi golin e radhës në kampionat, duke e zhbllokuar sfidën në transfertën e Serik Spor. Manaj është titullar prej pesë ndeshjesh në Ligën e Parë turke dhe për të ishte goli i katërt. Tashmë ai e ka lënë pas periudhën e e dobët që kaloi në pjesën e parë të sezonit me Sharjah dhe po fiton sërish formën e tij më të mirë. Në prag është ndeshja e Kombëtares me Poloninë.

Ndërhyerja e rëndë ndaj Gjimshitit, dëmtimin e kaloi në fushë

Kjo javë nuk ishte e mirë për Atalantën dhe mbrojtësin Berat Gjimshiti. Sasuolo e mundi 2-1 Atalantën në përballjen e javës së 27-të të Serie A. Përtej rezultatit, në minutën e 15-të u regjistrua një episod që lëndoi jo vetëm kapitenin e Kombëtares sonë, por edhe tifozerinë kuqezi. Futbollisti Pinamonti i Sasuolos bëri një ndërhyrje shumë të rrezikshme ndaj mbrojtësit tonë, dhe arbitri nuk hezitoi për asnjë moment duke i dhënë menjëherë kartonin e kuq sulmuesit të Sasuolos. Për fat, Gjimshiti shpëtoi mirë dhe ishte në gjendje për të vijuar sfidën dhe u largua nga fusha në minutën e 76-të. Pas ndeshjes, mjekët konfirmuan se dëmtimi nuk sillte probleme.

 

Java e 25-të luhet në një ditë dhe në të njëjtën orë

Kategoria e Parë do të luajë në fundjavë ndeshjet e radhës për javën e 25-të të kampionatit. Dhe ajo që e bën edhe më të veccantë këtë javë, është orari i zhvillimit të ndeshjeve. FSHF-ja ka vendosur datën 7 mars për tu luajtur, duke nisur nga ora 14:00. Duke qënë java e parë e muajit mars, shtyrja me 30 minuta për startin ka qënë e përvitshme. Kampionati ka hyrë në fazën me delikate të tij, ku tashmë çdo pikë vlen shumë në arritjen e objektivave.

Skënderbeu kap verdiktin Play-off, synim është titulli

Verdikti i parë që dihet tashmë matematikisht, është se Skënderbeu ka të sigurtë që me 9 javët e mbetura nuk rrezikon zonën “play off”. Kjo pas diferencës prej 29 pikë me Besën e vendit të shtatë. Faktikisht, korccarët kanë si objektiv kryesor të ngjiten direkt në Superiore, duke qenë në krye dhe me diferencë prej 8 pikësh nga Pogradeci i vëndit të 3-të në renditje. Për korccarët, synim është titulli kampion.

KATEGORIA E PARË

SEZONI 2025-2026        

Ndeshjet-Java 25

E shtunë, 7 mars 2026

Skënderbeu-Lushnja   14:00

Laçi-Apolonia             14:00

Pogradeci-Korabi        14:00

Kastrioti-Besa             14:00

Burreli-Iliria                14:00

Kukësi-AF Luftëtari   14:00

RENDITJA       

Skuadrat                    Nd       P

1.Skënderbeu              24        57

2.Laçi                          24        54

3.Pogradeci                 24        49

4.Iliria                          24        33

5.Kastrioti                   24        33

6.Burreli                      24        31

7.Besa                         24        28

8.Korabi                      24        28

9.Apolonia                  24        24

10.Lushnja                  24        20

11.AF Luftëtari           24        19

12.Kukësi                    24        16