Altin Dumani “plas bombën”: Thuajse të gjitha grupet kriminale, lidhje me zyrtarë të lartë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka bërë një deklaratë të fortë për lidhjet e zyrtarëve me krimin e organizuar, duke theksuar se shumë prej tyre janë të përfshirë në korrupsion ose kanë qenë anëtarë të bandave. Ai theksoi se bashkëpunimi ndërkombëtar ka qenë një faktor kyç në suksesin e SPAK, që ka zbuluar lidhje të tilla në hetime. Ai theksoi se SPAK nuk mund të luftojë i vetëm dhe ka nevojë për mbështetje nga institucionet e tjera për të garantuar suksesin në luftën kundër korrupsionit.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka shkundur sërish politikën. Pas mesazheve të pak ditëve më parë, ai ja u ka bërë sërish të qartë se kushdo që ka futur duart në xhepat e qytetarëve apo ka shkelur ligjin, do të mbajë përgjegjësi.

Ai bëri një deklaratë të fortë, pasi tha se shumë zyrtarë janë të lidhur kokë e këmbë me krimin. Dumani u shpreh se thuajse në të gjitha grupet kriminale dalin lidhje me zyrtarë.

Sigal

“Një shtyllë e sukesesit të SPAK ka qenë bashkëpunimi ndërkombëtarë, si në luftën kundër korrupsionit ashtu dhe krimit të organizuar. Pasi thuajse në të gjitha rastet e hetimeve, ku në fokus ka qenë krimi i organizuar, kemi gjetur lidhje me zyrtarë të niveleve të ndryshme, të cilët janë korruptuar ose janë bërë edhe pjesë e grupeve të krimit të organizuar”, tha ai.

Deklarata e tij u bënë në Kuvend dhe si për ironi të fatit, Dumani ishte ulur te vendet ku qëndrojnë ministrat, pasi po zhvillohet takimi i Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës, me temë “Veprimet gjithëpërfshirëse në luftën ndaj korrupsioni”.

Dumani u ndal gjithashtu tek investimet në teknologji moderne dhe digjitalizimin si mjete të fuqishme për të luftuar korrupsionin dhe si të dobishme në procesin e hetimeve. Ai theksoi se sfida kryesore mbetet ruajtja e pavarësisë institucionale të SPAK.

“SPAK nuk mund të luftojë i vetëm, ka nevojë për bashkëpunimin e institucioneve të tjera, me qëllim të jemi të suksesshëm në luftën kundër korrupsionit. Beteja kundër korrupsionit është një përpjekje e përbashkët morale dhe shoqërore. Vazhdojmë të jemi të përkushtuar, në dobi të një shoqërie më të drejtë”, tha Dumani.

Dumani theksoi se puna e institucionet që drejton nuk konsiston vetëm në pritjen e kallëzimeve, por ka qenë një punë proaktivë për vënien para përgjegjësis të kujtdo. Ai tha se SPAK nuk rri e pret. Ai ka ripërsëritur kërkesën që Prokurorëve të SPAK tu jepet mundësia që të rikandidojnë për mandatet e tyre, pasi kanë një mandat 9-vjeçar, i cili kur përfundon, e kthen prokurorin e SPAK në prokurorinë ku ka qenë më parë.

Ai tha se SPAK ka ushtruar ndjekjen penale ndaj përfaqësuesve të ndryshëm të pushtetit ekzekutiv, anëtarë të Kuvendit, pushtetin gjyqësor, gjyqtarë prokurorë, avokatë apo edhe funksionarë të lartë të Policisë së Shtetit.