Alternime vranësirash dhe reshje bore në Alpe, si do të ndryshojnë temperaturat sot

230
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e martë moti parashikohet me alternime vranësirash, të cilat në orët e mbrëmjes marrin karakter të dendur.

Do ketë reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar që në orët e para të 24-orëshit në zonën Veriore dhe Qendrore.

Në Alpe do ketë reshje të dobëta bore. Parashikohet mjegull e dendur në orët e mëngjesit përgjatë luginave.

Do ketë prezencë ngricash në rrugë në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje –Jug 1-10 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat e ulëta dhe luginore era do jetë me shpejtësi 15-18m/s.

Valëzim në dete parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 6/11 re shi

Kukës -1/5 re shi borë

Lezhë 5/12 re shi

Dibër -2/4 re shi borë

Durrës 5/13 re shi

Tiranë 6/14 re shi

Elbasan 3/12 re shi

Berat 4/11 re shi

Vlorë 4/14 re shi

Korçë -3/5 re

Gjirokastër 2/10 re shi

Sarandë 5/14 re shi.