“Albpetrol”/ Tender 210 milionë lekë për sigurim privat, kur punonjësit janë të siguruar nga shteti

713
Mund të duket çudi, por ka ndodhur realisht, që një kompani me kapital 100% shtetëror, bën tender për sigurimin e punonjësve, kur punonjësit sigurohen nga shteti, me buxhetin e shtetit, të llogaritur si shtesë në pagën mujore, sipas Ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” (të ndryshuar), skemë që përcakton sigurimin e detyrueshëm shoqëror e shëndetësor! Madje edhe kompanitë private, detyrohen të sigurojnë punonjësit në skemën e sigurimit të detyrueshëm shoqëror e shëndetësor për çdo muaj, por edhe mund të bëjnë sigurime suplementare dhe ligji e lejon. Ndërsa institucionet, kompanitë dhe shërbimet me buxhet e kapital shtetëror, u ndalohet të bëjnë sigurime paralele, mbasi këtë e garanton shteti në buxhetin e planifikuar vjetor. Por, ja që drejtuesit e kompanisë më të madhe shtetërore në Shqipëri, të quajtur “Albpetrol” nuk përfillin ligjet, por vazhdojnë bëjnë “qoka” në miliona lekë me ta ardhurat dhe fondet publike! Për më tepër, me Urdhrin Nr. 69 prot., datë 19. 09. 2017, të dhënë nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, kësaj kompanie I ndalohet kategorikisht të zhvillojë tenderë për pagesa shërbimesh që nuk kanë lidhje me emergjencat, mbasi është në proces privatizimi. Mirëpo tenderët në miliona e miliarda lekë, po vazhdojnë pa u ndalur edhe për blerje e shërbime fiktive! Një tender i tillë me vlerë 210 milionë lekë është finalizuar me lidhje kontrate, në datën 27 shtator 2017, për sigurim të punonjësve në rast aksidentesh! Përse bëhet ky sigurim privat shëndeti, kur punonjësit janë të siguruar nga shteti për efekt pensioni dhe shëndeti?! në rast aksidenti, punonjësit të “Albpetrol” si çdo punonjësi të punësuar në shtet, i njihet trajtimi me invaliditet dhe pension për familjarët , kur ai humb jetën gjatë aksidentit në punë?! 
Ja njoftim zyrtar

ALBPETROL SHA PATOS 
Autoriteti Kontraktor, adresa, nr.tel: “Albpetrol” sha Patos, 
Rruga Fier – Patos km 7, Tel. 03813662, e-mail: [email protected] 
Lloji i procedurës së prokurimit: Procedurë e hapur me mjete elektronike 
Objekti i kontratës: Shërbim i sigurimit të punonjësve nga aksidentet në punë 
Fondi limit: 17 940 164 (shtatëmbëdhjetë milionë e nëntëqind e dyzetë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë pa TVSH 
Vlera totale përfundimtare e kontratës: 17 899 700 (shtatëmbëdhjetë milionë e tetëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e shtatëqind) lekë pa TVSH 
Data e lidhjes së kontratës: 27/09/2017.
Sigal