Albin Kurti mos është aksioner i Pfizer?! I kërkon shqiptarëve vaksina, Mali i Zi e Maqedonia 0 kufizime

163
Sigal

Mali i Zi para pak ditësh hoqi të gjitha kufizimet me vendet e tjera duke lejuar lulëzimin e sezonit turistik. Shqiptarët e Shqipërisë mund të hyjnë lirshëm në shtetin fqinj me pakicë shqiptare, por jo në Kosovën shqiptare…

Kryeministri Albin Kurti, pavarësisht se rastet me Covid kanë rënë ndjeshëm jo vetëm në Kosovë por edhe ne shtete të tjera fqinje, e virusi ka nisur të konsiderohet si një grip stinor, vazhdon t’i përçajë shqiptarët me anë të një kufiri i cili është i kalueshëm vetëm me 2 doza vaksine.

Është ironik fakti se asnjë shtet në Ballkan nuk kërkon kalimin me tre doza vaksine. Përpos Malit të Zi që hoqi kufizimet tërësisht, në Maqedoninë e Veriut kalohet vetëm me Rapid Test, e po ashtu edhe në Serbi, por cila është arsyeja që kryeministri i Kosovës nuk lejon shqiptarët të futen në gjysmën tjetër të Shqipërisë Etnike, kur shqiptarët e Kosovës mund të futen lirisht në Shqipëri?!

Ironikisht kjo do e bënte Albin Kurtin aksioner të Pfizer, pasi nuk vlerësohet ndonjë përfitim tjetër që ai mund të ketë për të ndarë shqiptarët me pretekst vaksine. Gjithsesi, përsa i përket përfitimeve të tjera, nuk i dihet kurrë…