Sigal

Shqipëria kërcënohet nga epidemia e zgjebes.

Mjekët specialistë kanë deklaruar së fundmi se është rritur ndjeshëm numri i rasteve në QSUT me simptomat e zgjebës.

Mjekët thonë se nëse keni kruarjre të forta në duar, sidomos midis gishtërinjve, në sqetulla apo në zonën e organeve gjenitale, duhet të vizitoheni sa më parë tek dermatologu.

Zgjebja është një parazit i vogël dhe pothuaj i padukshëm, me gjatësi 0.5 milimetra, i cili arrin të shpojë lëkurën duke u futur në brendësi ku nis të shumohet.

Mbushja e lëkurës me këtë parazit shkakton kruajtje të forta.

Në shumë raste i sëmuri me zgjebe priret ta fshehë sëmundjen e tij derisa ajo bëhet kritike dhe i mbulon trupin. Kjo lidhet me stigmën e trashëguar sipas së cilës zgjebja është sëmundje që lidhet me higjienën e ulët personale të individit.

Por një perceptim i tillë është i gabuar, pasi parazitët mikroskopikë mund të transmetohen edhe përmes një shtrëngimi duarsh me personin bartës.

Zgjebja krijon një nevojë të fortë për t’u kruajtur për rreth 2-3 javë pas infektimit. Kruajtja, e cila është reagim alergjik ndaj parazitit të zgjebes, shfaqet më e rënduar në mbrëmje dhe gjatë natës.

Nëse mjeku konfirmon sëmundjen, atëherë terapia kundër zgjebes duhet të aplikohet paralelisht si tek pacienti dhe tek personat, që i rinë afër më së pari bashkëshortja apo bashkëshorti, dhe në shumë raste kura me bazë squfuri aplikohet në të gjithë familjen.