Zjarri në Astir, del ekspertiza paraprake. Ja çfarë dyshohet të ketë ndodhur

106
Sigal

Ekspertiza paraprake për zjarrin që përfshiu një garazh në orët e para të mëngjesit në Unazë të Re, dyshohet se është i qëllimshëm.

Dyshimet janë se zjarri është vendosur në një prej makinave në garazhin e pallatit.

Kujtojmë se banorët kanë raportuar se kanë dëgjuar dy shpërthime. Fëmijët janë frikësuar pa masë nga ky zjarr i përmasave të mëdha, ndërsa banorët kanë zhvendosur makinat e tyre që zjarrfikëset ta kishin më të lehtë punën e tyre.

Si pasojë e zjarrit, u dogjën katër automjete që ishin të parkuara brenda në garazh.

Çfarë tha policia

Blutë e Tiranës në një informacion paraprak bënë me dije se ngjarja ndodhi më datë 21.06.2022, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”, në orët e para të mëngjesit.

Sipas policisë, zjarri ka rënë në një garazh dhe janë djegur 4 automjete.

Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar.

Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.