Sistemi i Aarmit të Shpejtë i Konsumatorëve Evropian për produktet ushqimore (RASFF) ka njoftuar se një sasi sallamesh derri me feta e markës “Viaggio nel Gusto”, në paketim 80 gramëshe duhet tërhequr menjëherë nga tregu, pasi konstatuar me prani të Listeria. Produkti, siç shikoni dhe në foto, është futur në tregun shqiptar nëpërmjet kompanive që importojnë, me numër loti L023414223 dhe afat përdorimi (skadence) 19.08.2024. Sallami është prodhuar në Milano, ndërsa Ministria e Shëndetësisë së Italisë gjithashtu ka njoftuar tërheqjen e tij nga tregu. Qendra ALERT, Organizatë për Mbrojtjen e Konsumatorëve e publikon këtë njoftim (Alert) me të dhënat e plota si informacion për publikun, u cili nëse e gjen në dyqane, me të dhënat e mësipërme, nuk duhet ta blejë. Ndërsa ata që mund t’a kenë në kuzhinat e tyre, duhet t’a kthejnë aty ku e kanë marrë. “Në vijim të njoftimit të datës: 09/07/2024 i kategorisë ALERT nga Sistemi RASFF (RAPID ALERT SYSTEM FOR FOOD AND FEED, njoftohemi lidhur me praninë e Listeria monocitogenes në sallam derri, gjë që përbën risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, ju informojmë si vijon:
PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:– Kategoria e produktit: mish dhe nënprodukte mishi– Emri i produktit në etiketë: Caçiatore a fette dop GR 80– LOT: L023414233; Datë Skadence: 19/08/2024.”. Kaq thuhet në njoftimin e AKU, pa emrin tregtar, apo foto të produktit, apo të dhëna shtesë për ecurinë e tërheqjes nga tregu, masat e marra etj. Megjithatë, Qendra ALERT e ka siguruar foton, si një informacion shtesë për konsumatorët. Infeksioni në fjalë është më i rrezikshëm tek të rriturit pas një moshe të caktuar, ata me imunitet të dobët dhe veçanërisht gratë shtatzëna, sepse mund të nxisë abort. Në rastin e grave shtatzëna, simptomat e infeksionit janë të njëjta me gripin, por bakteria kalon placentën duke shkaktuar deformime të fetusit ose humbje të tij. Ky bakter gjendet kudo rreth nesh, në tokë, ujë dhe shumë produkte ushqimore si ato të mishit, qumështi i shtazëve, apo nënprodukteve të tij. Në të shkuarën, ky bakter është përhapur nëpërmjet perimeve të ngrira dhe sallatave të paketuara



















