Akuzohet se vrau kunatën, Gjykata e Apelit lë në qeli përjetë Erdet Çapokun

245
Sigal

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Erdet Çapokun. Togat e zeza e kanë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kunatës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në janar të vitit 2020 në zonën e Paskuqanit në Tiranë. Enkeleda Çapoku u vra nga kunati në sy të vajzës së mitur.

Erdet Çapoku ka qëlluar disa herë me një shkop bejsbolli gruan e vëllait të tij, duke i sjellë vdekjen.

Çapoku u arrestua pas krimit. Para hetuesve ai tha se kishte vrarë kunatën për shkak se nuk e respektonte dhe se i kishte kthyer të afërmit kundër.