Akuzohet se përndoqi një 38-vjeçare, arrestohet 53-vjeçari në Maliq

40
Sigal

Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Maliqit.

Sipas informacioneve nga Policia, dyshohet se i arrestuari ka përndjekur një 38-vjeçare.

Nuk dihet ende arsyeja apo lidhja mes autorit dhe 38-vjeçares, por kjo e fundit ka raportuar në polici ngjarjen.

“Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin A. A., 53 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, pasi dyshohet se ka përndjekur një 38-vjeçare.”, sqaron policia.