Akuzohet se ngacmoi seksualisht të miturën në Kavajë, gjykata jep vendimin për 60-vjeçarin

286
Sigal

Gjykata e Kavajës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 60 vjeçarin me iniciale A.SH., pasi akuzohet se ka ngacmuar sēksualisht një shtetase të mitur 13 vjeçe.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura.

Ishte prokuroria ajo që kërkoi këtë masë sigurie ndërsa Gjykata e la në fuqi.

Kjo mase sigurie u kërkua nga organi akuzës për shkak se nuk ka prova të mjaftueshme, pasi, sipas saj, kemi të bëjmë me dy deklarata të vajzës që akuzon dhe 60-vjeçarit që mohon akuzat.

Ndaj edhe është vendosur arrest shtëpie deri në përfundim të hetimeve.

Mësohet se i arrestuari dhe familja e 13-vjeçares janë banorë të kryeqytetit por që çdo vit shkojnë me pushime në Kavajë aty ku kanë dhe banesat e plazhit.

E mitura ka treguar në polici se 60-vjeçari e ka prekur në vende intime disa herë dhe kjo e ka detyruar t’i drejtohet Komisariatit të Golemit.

60-vjeçari ka deklaruar në Polici:

“Nuk e kam prekur. Unë e njoh prej kohësh, se jetojmë në të njëjtin vend kur vijmë me pushime, nuk është e vërtetë që e kam prekur vajzën apo të kem pasur tendencë për këto veprime”.