Tensionohet situata/ Naftëtarët kapërcejnë portat dhe futen në oborrin e uzinës: Nuk kemi me çfarë të ushqehemi

296
Sigal

Tensionohet situata në Ballsh. Naftëtarët kanë kapërcyer portat hyrëse të uzinës dhe janë futur në oborrin e saj.

Tashmë protestuesit ndodhen para zyrave të rafinerisë së Ballshit, të shoqëruar nga forca të shumta të policisë.

Ata kërkojnë me ngulm marrjen e tre rrogave të prapambetura si dhe rifillimin e punës.

Naftëtarët kanë deklaruar para kamerave se nuk kanë me çfarë të ushqehen.

Kjo është protesta e disatë e naftëtarëve të Ballshit, të cilët kanë tre muaj që kërkojnë pagat. Ata kanë kërkuar edhe takim me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, por kjo e fundit nuk u është përgjigjur thirrjes së tyre.

Rafineria e Ballshit është e mbyllur prej muajsh, duke lënë naftëtarët pa të ardhura.

Këta të fundit ndërkohë, në muajin prill morën pagën e luftës prej 40 mijë lekësh, por për ta ishte e pamjaftueshme.