Akuzohet për vrasjen e Klodian Rashës, del sot para gjykatës polici Nevaldo Hajdaraj

189
Sigal

Sot në Gjykatën e Tiranës do të zhvillohet seanca paraprake ndaj ish-efektivit të forcave ‘Shqiponja’ Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha mëngjesin e 8 Dhjetorit 2020, në zonën e Laprakës.

Seanca paraprake do të kryesohet nga gjyqtari Bedri Qorri, i cili do të vendosë nëse do ta kalojë për gjykim apo jo këtë dosje. Ndaj efektivit të forcave ‘Shqiponja’ prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes me dashje.

Në gjykatën e Tiranës janë të pranishëm edhe familjarë të viktimës, të cilët do të presin vendimin e togave të zeza për këtë çështje.