Akuzohet se përdhunoi dhe la shtatëzanë 23-vjeçaren me probleme mendore, 12 vite burg për Eduart Bushin

199
Sigal

Eduard Bushi, i cili një vit më parë përdhunoi, duke lënë shtatzënë, fqinjën e tij me probleme të shëndetit mendor, është dënuar me tetë vite burg.

Bushi u dënua me 12 vite burg nga Gjykata e Lushnjës, por me gjykim të shkurtuar do ta kryej dënimin e tij për tetë vite.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur një vit më parë në fshatin Ardenicë të Lushnjës.

56-vjeçari përdhunoi komshien e tij, një 28-vjeçare e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe për pasojë ajo ka mbetur edhe shtatzënë.

Bushi u arrestua në qershor të 2020 ndërsa fëmija që lindi nga përdhunimi është në jetimore pasi, nëna nuk ka mundësi ta mbajë vetë për shkak të gjendjes shëndetësore.

56-vjeçari u arrestua pas një denoncimi të bërë nga familjarët e së resë.

Vëllai i saj njoftoi policinë, pasi pa që në trupin e së motrës po ndodhin ndryshime.

Ajo vetë nuk ishte në gjendje të tregonte se çfarë i kishte ndodhur.