Akuzohet për grabitjen e një 91-vjeçari/ Theu arrestin e shtëpisë, arrestohet 41-vjeçari në Sarandë

137
Sigal

Policia e Sarandës ka arrestuar 41-vjeçarin Paris Qurku, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në lëvizje duke thyer masën e sigurimit personal “Arrest shtëpie” për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, që ky shtetas kishte.

Qurku ishte arrestuar në shtator 2020 së bashku me Kleo Hysin e Jetmir Gërbin, si autorë të dyshuar të vjedhjes me dhunë të 91-vjeçarit Dhimitër Papa në fshatin Malçan të Finqit. Pas disa kohësh në paraburgim, në prill 2022 i’u zëvendësua masa e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”.

Në 21 shkurt të këtij viti, Gjyqtari Fatmir Ndreu e dënoi Qurkun me 7 vjet burg e në aplikim të gjykimit të shkurtuar me 4 vjet e 8 muaj burg. Ai ishte i detyruar të qëndronte në arrest shtëpie deri sa të shprehej me vendim Gjykata e Apelit.