Gjendet pa shenja jete gruaja në Elbasan, dyshohet se…

152
Sigal

Një grua është gjetur e pajetë poshtë një pallati në Elbasan. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në Elbasan në lagjen “Vullnetari”.

Mësohet se viktima, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur është gjetur nga fqinjët e saj, ndërkohë që ajo jetonte në katin e tretë të këtij pallati.

Paraprakisht thuhet se ka rënë nga ballkoni i apartamentit të saj. Policia po heton rreth ngjarjes në fjalë.