Akuzat e SPAK, hetimet për Ilir Beqajn do të shtrihen edhe në Poloni. Ja dyshimet

28
Sigal

Dalin të tjera detaje  në lidhje me hetimin e SPAK ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Mësohet se hetimet për ish-ministrin Beqaj do të shtrihen edhe në Poloni, pasi dyshohet se atje janë kryer disa transaksione.

Kujtojmë se që prej mesditës së djeshme, me urdhër të SPAK, BKH dhe policia janë duke ushtruar kontroll në ambientet e farmacisë “Delta Pharma”, por edhe në disa farmaci të tjera, kryesisht në Tiranë. Kontrolli vjen në sajë të një hetimi të ri penal, pas indicieve që SPAK ka marrë, ku dyshohet se në kohën kur Ilir Beqaj ka qenë ministër i Shëndetësisë, ka lidhur kontrata klienteliste me këto farmaci.

“Ditën e djeshme është ushtruar kontroll në banesën e ish-ministrit. Ish-ministrit dhe bashkëshortes së tij iu janë sekuestruar telefonat si dhe kompjutera. Janë ushtruar kontrolle edhe në ‘Delta Pharma’. Dyshohet se Beqaj është përfitues fundor i disa mln euro që më pas mundtë jenë bërë transaksioneve në kompani të ndryshme. Janë duke u parë dhe çështjet që kanë të bëjnë me tenderat dhe me fondet e Ministrisë së Shëndetësisë. Ka rezultuar sipas hetimeve se kanë përgjuar 5 persona të dyshuar. Priten që hetimet për ish-ministrin do të shtrihen edhe në Poloni, atje ku mendohet se janë bërë disa transaksione. Janë të paktën 27 kontrolle që janë  ushtruar dje dhe që vazhdojnë dhe sot. Hetimet janë duke vijuar dhe gjasat janë që të shkohet drejt një ashpërsimi të masës ndaj Beqaj.”, tha gazetarja Klodiana Lala.