Aksion në Elbasan/ Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT-së në pranga edhe inspektori

286
Sigal

Një aksion policor është zhilluar në qytetin e Elbasanit. Në këtë kuadër, është arrestuar ish-kryeinspektori i IMT-së në Elbasan. Bashkë me të në pranga ka rënë edhe një inspektor. Akuza që rëndon ndaj tyre është ajo e “shpërdorimit të detyrës”.

Burime bëjnë me dije se deri më tani janë shoqëruar 5 zyrtarë të Bashkisë së Elbasanit, të cilët kanë qenë pjesë e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan.

Mësohet se personat e akuzuar kanë lejuar ndërtimin pa leje të një objekti.