Demokratët ‘luftë’ mes njëri-tjetrit, Paloka ‘i përvishet’ Voltana Ademit: Mungon në Foltoret e Berishës, shkon në takimet e Ramës e Ballës!

216
Sigal

Në kampin demokrat prej kohësh ka një luftë në distancë mes përkrahësve të kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës dhe ndjekësve të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Tashmë është e qartë se në Partinë Demokratike ka një ndarje në dysh mes deputetëve, kjo ndodhi si pasojë e përplasjes mes Bashës dhe Berishës, ku ky i fundit kundërshtoi vendimin e marrë nga kryedemokrati për ta përjashtuar nga grupi Parlamentar pasi ishte i shpallur “non grata” nga ShBA-të.

Në një debat në distancë është përfshirë deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij, Paloka ka sulmuar Ademin pasi ditën e djeshme kryetarja e bashkisë Shkodër, ka qenë në takimin e zhvilluar nga kryeministri Edi Rama lidhur me nismë për të pastruar bregdetin Shqiptar nga mbetjet urbane.

Deptueti i PD-së thekson se çdo individ zgjedh vetë të jetë ose jo prezentë në takimet e “Foltores” të organizuara nga Berisha. Ai thekson se të marrësh pjesë në takimet e kryeministrit, mund të përfaqësosh interesat e kujto, por jo ato të demokratëve, të cilët e kanë votuar për të drejtuar bashkinë e Shkodrës.

 “Çdo demokrat, anëtarë i thjeshtë apo i zgjedhur , ka të drejtë të vendosë vetë nëse merr pjesë apo jo në takimet e Berishës. Po kryetare partie apo kryetar bashkie, të zgjedhur me votat e demokratëve, që nuk shkojnë në Foltoret e Berishës e pastaj i sheh në rresht të parë  në takimet e Ramës dhe Taulant Ballës, mund të përfaqësojnë këdo, po jo demokratët”, shkruan Edi Paloka.