Papa Françesku bekon shqiptarët! Mbi 300 mijë të pranishëm e mirëpresin atë

774
Sigal

TIRANE – Me një pritje madhështore Shqipëria i dha mirëseardhjen Papa Françeskut, 77-vjeçarit argjentinas që zgjodhi vendin tonë për të çelur vizitën e parë në një vend europian. Sheshi “Nënë Tereza” u kthye në epiqendrën e medieve botërore, ku nga altari i ngritur posaçërisht për këtë ngjarje historike, udhëheqësi i lartë i Kishës Katolike mbajti Meshën e Shenjtë përballë 300 mijë besimtarëve…shqiptarë, nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe vendet e tjera të Evropës të gjithë të mbldhur bashkë.

Korrekt në zbatimin e axhendës së përcaktuar për vizitën 10 orëshe në Shqipëri, Papa Francesku u nis nga aeroporti i Fuimincinos në Romës rreth orës 07:30 për të prekur tokën shqiptare në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas rreth orës 09:00. Avioni papnor, këtë herë mbante flamurin shqiptar dhe të Vatikanit.
 
Takimin e parë kokë më kokë, Papa Francesku e zhvilloi me kryeministrin Edi Rama, i cili e priti në aeroportin e “Nënë Terezës” në Rinas, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro. Ishte pikërisht kreu i qeverisë shqiptare që ftoi argjentinasin Jorge Mario Bergoglio për të bekuar Shqipërinë.

Gjatë takimit me Kryeministrin Rama në sallën Vip në terminalin e aeroportit u shkëmbyen dhuratat, ku Kryeministri shqiptar kishte zgjedhur që t’i dorëzonte Atit të Shenjtë një kup dheu prej tokës së shqiptarëve.

Më tej eskorta e Papa Françeskut dhe delegacioni shoqërues u nisën drejt Tiranës për të arrirë rreth orës 10:00 në ceremoninë zyrtare pritëse në Presidencën shqiptare. Aty kreu i Kishës Katolike zhvilloi një takim me kreun e shtetit Bujar Nishani, dhe në konferencën më pas, nga Tirana i përcoi botës mesazhin se bashkëjetesa jonë mes feve duhet të shërbeje si  frymëzim për vendet e tjera. 

Papa: Toleranca fetare, dhurata e Zotit për ju, të inspirohet bota

papa ne meshe

Edhe pse “mbi kokë” përgjatë gjithë itinerarit të Tij nga Rinasi drejt kryeqytetit, Ati i Shenjtë shoqërohej nga nëj helikopter për të garantuar sigurinë e Tij, Papa Francesku, në pamjet që grupi i xhirimit të A1 REPORT siguroi ekskluzivisht, shfaqet në mbikalimin e kthesës së Kamzës, teksa udhëton drejt kryeqytetit me xhamin e makinës të hapur.

Ne një atmosferë të ngrohtë mikpritjeje të mijëra besimtarëve, Ati i Shenjtë përshkoi rrugën drejt sheshit “Nënë Tereza” nën brohorima dhe duartrokitje të qytetarëve që prisnin bekimin e tij.

papa ne makine

Të gjithë qytetarët pavarësisht besimeve të tyre kanë mbajtur flamuj në duar dhe kanë përshëndetur Papën, i cili po i drejtohej Presidencës sipas axhendës së përcaktuar. Dhe duartrokitjet, aparatet celulare për të filmuar këtë moment, sytë kureshtarë dhe brohorimat e turmave ishin pjesë e këtij mozaiku.
 

sheshi

Udhëheqësi më i lartë i Kishës Katolike është Papa i dytë që viziton Shqipërinë. Për Papa Françeskun është vizita e katërt në një vend të huaj, dhe e para në Evropë, pas vizitës në Brazil, në Tokën e Shenjtë dhe Korenë e Jugut.

Papa lë sheshin “Nënë  Tereza”, i jep dorën krerëve të vendit
Ora 13:10 Menjëherë pas përfundimit të Meshës së Shenjtë, e cila u drejtua prej tij përreth dy orë nga altari i ngritur në Sheshin “Nënë Tereza”, Papa Françesku, ka zgjedhur të takojë zyrtarët e lartë të vendit tonë. Ati i Shenjtë është përshëndetur duke i dhënë dorën, kryeministrit Edi Rama, kryeparlamentarit Ilir Meta, ish-presidentit Bamir Topi, ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj si dhe personaliteteve të tjerë që ndoqën Meshën e Shenjtë. Nga ky moment Papa la sheshin “Nënë Tereza” për tu drejtuar në Nunciaturën Apostolike.
 

Basha i dhuron Papës “celësin e kryeqytetit”..Ati i Shenjte, qytetar nderi i Tiranes
Ora 11:00 “Celësi i kryeqytetit” . Ishte kjo dhurata simbolike që kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i dorëzoi Papa Franceskut, pak para nisjes së Meshës së Shenjtë, ndersa i dorezoi zyrtarisht dhe titullin: Qytetar Nderi i Tiranes.bashaPapa “shëtit” sheshin me makinë të hapur, bekon besimtarët
Ora 10:45 Pas pritjes zyrtare në Presidencë dhe mbajtjes së fjalës për shqiptarët, Papa Françesku përshkoi sheshin “Nënë Tereza” me një makinë të bardhë të hapur, duke përshëndetur të gjithë besimtarët. Ati i Shenjtë bekoi disa vogëlushë, duke i marrë në krah dhe puthur kokën.papa ne shesh
papa ne shesh
Në foto: Përshendetja e Papa Françeskut për besimtaret në sheshin Nënë TerezaNishani: Mirënjohje për Ju. Shqipëria ju hapi derën dhe zemrën

Ora 10:15 Në një fjalim të posacëm pas takimit me Papa Franceskun, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani vlerësoi pa masë vizitën e Atit të Shenjtë në vendin tonë.
“Është privilegj. Kjo është një ngjarje e madhe historike për kombin, për vendin, për të gjithë shqiptarët kudo që janë, të cilët njëzëri u thonë, mirëserdhët në Shqipëri. Faleminderit nga zemra që na zgjodhët ne të parët për udhëtimin tuja në Evropë. Tek çdo bashkëkombës unë identifikoj veç mirënjohje për Ju. Si të tillë kemi mbërritur tek pavarësia jonë, deri sot në vitin e 102 të shtetit shqiptar, jemi krenar për këtë. Mes nesh nuk ka diskriminim, nuk ka ekstremizëm, por respekt reciprok të trashëguar brez pas brezi. Harmoni të garantuar nga kushtetuta e shtetit tonë laik. Ne përjetuam për gati 50 vite një diktaturë të egër ku komunizmi tentoi të ndryshojë antropologjinë humane, të krijojë njeriun e ri pa Zot, pa liri, pa  objekte kulti. Fjalët e fundit të shumë prej priftërinjve katolikë para skuadrave të pushkatimit, ishin rroftë Shqipëria, rroftë Papa! Në emër të binomit atdhe e fe, ishin me dhjetëra klerikë që dhanë jetën e tyre. Ky eksperiment falë qëndresës së shqiptarëve, dështoi. Ishte një sfidë që shqiptarët e përballuan të gjithë sëbashku, si bij të të njëjtit Zot. Myslimanë e të krishterë u ngritën nga hiri në kërkim të lirisë. Selia e Shenjtë i ka ofruar ndihmë gjithmonë kombit tim. Heroi ynë kombëtar, simboli i lirisë kundër robërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte aleati i zgjedhur i Vatikanit. Pohoj me bindje se ligjëratat Tuaja janë një doktrinë e mirëfilltë për paqen në botë. Janë një reflektim i madh shpirtëror. Shqipëria sheh tek ju një mik të shtrenjtë të cilit sot i ka hapur derën dhe zemrën sipas zakonit të shqiptarëve. Sot kjo shtëpi është dy herë e juaja”, -u shpreh Nishani.


papa nishani

papa nishani

Papa Francesku pritet me duartrokitje, mbërrin në presidencë
Ora 09:45 Eskorta e Atit të Shenjtë Papa Françesku është përcjellë nga duartrokitjet e qytetarëve përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, por jo vetëm. Nga rrethrrotullim i Doganës, rruga e Durrësit, qendra e Tiranës, dhe deri në sheshin “Nënë Tereza” qytetarë të shumtë të vendosur në anë të rrugës kanë pritur me duartrokitje Papa Françeskun, ndërsa eskorta e tij i drejtohej Presidencës, për t’u pritur në një ceremoni të posaçme nga Presidenti Bujar Nishani.

papa rruges


 Në foto: Pritja që i bëhet ekskordes së Papës në rrugën e Durrësit,Tiranë

eskorta e papes

(Në foto: Sheshi Nënë Tereza)

Rama: Çfarë emocioni flamuri shqiptar mbi avionin e Papës
Ora 09:25 Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama e ka pritur me shumë emocion mbërritjen e Papa Françeskut në tokën shqiptare. Kryeministri ka veçuar ndër emocionet e pritshme në këtë ditë, flamurin shqiptar i cili valëvitej mbi avionin e Papës ndërsa Ati i Shenjtë zbriste në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.
 
“Çfarë emocioni flamuri shqiptar mbi avionin e Papës dhe zbritja e Atit të Shenjtë mbi tokën e shqiptarëve”, shkruan Rama në Twitter, menjëherë pasi takoi Papa Franceskun kokë më kokë në sallën Vip në terminalin e aeroportit. Aty kryeministri Rama, i dhuroi kupën me dhe të tokës shqiptare. 

papa rama flamuri ne avion

Papa Francesku mberrin ne Aeroportin e Rinasit
papa pritet nga rama

 

papa ne aereoportOra 08:50 Ati i Shenjte mberriti ne Shqiperi rreth ores 08:50. Ai zbriti ne aeportin “Nene Tereza” ne Rinas, ndersa pritej nga kryeministri i vendit Edi Rama, ministri i Puneve te Jashtme Ditmir Bushati dhe ministrja e Kultures Mirela Kumbaro.

rama i dhuron papaes kupenRama i dhuron Papes kupes me dhe te tokes se shqitpareve
Një kupë dheu prej tokës së shqiptarëve”, eshte dhurata e përgatitur nga kryeministri, të cilën Papa Franceskut do ta marrë me vete në Selinë e Shenjtë. Rama ia dorezoi kete dhurate menjehere sapo Papa mberriti ne Rinas.

dhurata e papes

Papa Francesku niset nga Aeroporti i Romes
Rreth orës 07:30 Vatikani përcolli Papa Franceskun, i cili u nis nga aeroporti i Fuimicinos në Romë.

Papa Francesku telegram Napolitanos para nisjes nga Italia: Ju uroj paqe dhe qetësi
Përpara nisjes për në tokën shqiptare k Papa Francesku ka përshëndetur me anë të një telegrami presidentin italian Giorgio Napolitano dhe të gjithë italianët, duke i uruar paqe dhe qetësi. “Në çastin kur përgatitem për nisjen drejt udhëtimit tim apostolik në Republikën e Shqipërisë, ju shpreh juve dhe të gjithë italianëve përshëndetjen më të ngrohtë e cila është e shoqëruar nga shpresa për paqe dhe qetësi,”- shkruhet në telegramin drejtuar Presidentit italian Napolitano disa çaste përpara nisjes së Atit të Shenjtë për në Shqipëri.

Tirana, pa makina…besimtarët mbushin rrugët prej orëve të mëngjesit
Qarkullimi i automjeteve është bllokuar dhe të vetmit që lëvizin në rrugët e kryeqytetit që lidhen me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë besimtarët, si të krishterë ashtu edhe myslimanë, që presin t’i bashkëngjiten ndjekjes së Meshës së Shenjtë.

sheshi nene tereza 1



sheshi tereza
(Në foto: Qindra njerez të mbledhur në shesh ) 

Didi: Cdo gjë do shkojë sipas parashikimit, janë marrë masat!
 Ora 08:10 Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, në një pronocim për median pak para mbërritjes së Papa Franceskut, u shpreh se janë marrë të gjitha masat për të garantuar rend dhe siguri.
 
 “Mendojmë që të gjitha masat janë marrë që ky aktivitet të shkojë sa më mirë, nga të gjithë verifikimet që po bëjmë në orët e para të mëngjesit fluksi është normal, shërbimet janë në këmbë dhe mendoj se çdo gjë do shkojë sipas planifikimit”, u shpreh Didi.

Besimtarët i nënshtrohen kontrolleve të rrepta të sigurisë
Të gjithë personat që ndjekin meshën i janë nënshtruar kontrolleve të rreptë të sigurisë, ku forca të shumta policore të vendosura në pikat hyrëse të sheshit, kontrollojnë besimtarët për të parandaluar kalimin e sendeve të dyshimta. Kontrollet janë përforcuar në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Kosovën dhe Maqedoninë, vende në të cilat shumë shqiptarë janë rekrutuar për t’u vendosur në radhët e xhihadistëve në luftërat në Siri dhe Irak.
Plot 2500 forca policore janë angazhuar me detyra konkrete për të garantuar mbarëvajtjen e të gjithë aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të vizitës së Papa Franceskut, ndërsa 15 autoambulanca do të qëndrojnë në gatishmëri. Po ashtu, përgjatë Bulevardit do të vendosen stafe mjekësore me çadra për të garantuar siguri në çdo rast si dhe 6 pika uji
sheshi nene tereza 2
Ndryshimet ne sheshin Nene Tereza per viziten e Papes
Për të kujtuar martirët e kishës shqiptare, në një vend për disa dhjetëvjeçarë ishte e ndaluar të besoje në Zot, në bulevardin kryesor të Tiranës “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur portretet e 40 priftërinjve të vrarë në diktaturë, të cilët i shtohen qindra besimtarëve të krishterë dhe myslimanë, të torturuar, të burgosur dhe të përndjekur vetëm se besonin në zot dhe ruanin në shtëpi librat e shenjtë të Biblës dhe Kuranit.

Por jo vetëm kaq! Ndryshime të tjera rrënjësore përfshinë sheshin “Nënë Tereza” në kuadër të kësaj vizite. U shembën lokalet e kioskat, rreth e rrotull sheshit, u restauruan godinat e Pallatit të Kongreseve, Akademisë së Arteve, ndërsa Fast-Food “Kolonat”, ndërmjet Rektoratit, u zhvendosën. Në “rrënojat” e objekteve të shembura, por jo vetëm, janë mbjellë pemë.


Axhenda e vizites nje ditore te Papa Franceskut ne Shqiperi
Itinerari zyrtar i vizitës disaorëshe të Papës në Shqipëri nis  me mbërritjen në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, ku më pas merr udhë një axhendë e ngjeshur me takime me zyrtarët më të lartë të shtetit dhe drejtues të klerit fetar në vend.

Në Rinas Atit të Shenjtë i është rezervuar pritje zyrtare nga Kryeministri Edi Rama dhe disa përfaqësues të Kishës Katolike. Në orën 9:30 është planifikuar ceremonia e mirëseardhjes në oborrin e Presidencës, shoqëruar me një vizitë kortezie me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

nisja e vizites se papesOra 10:00 do ta gjejë Papën në sallën e pritjes së Kreut të Shtetit, në një takim me autoritetet, ndërsa më pas do të ketë një fjalim nga ana e tij.
Një orë më vonë, në sheshin “Nënë Tereza”, Ati i Shenjtë do të kremtojë Meshën e Shenjtë. Do të bashkëkremtojnë me të edhe 2 kardinalë, 18 ipeshkvinj, 240 meshtarë, 10 seminaristë dhe 4 diakonë.

Në hapësirën para altarit, do të vendosen një grup të sëmurësh, për të cilët Papa Francesku ka gjithmonë kujdes të veçantë, disa të rinj të dioqezave të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi, si edhe një numër personash, të ftuar nga Kisha Katolike, ndër këtë zyrtarë të lartë të shtetit, përfaqësi diplomatike në Shqipëri, besimtarë dhe persona që i kanë qëndruar pranë Kishës në këto 20 vite.

Në orën 13:30 është planifikuar një takim dhe drekë me ipeshkvinjtë shqiptarë dhe me shpurën papnore në Nunciaturën Apostolike.
Në mjediset e Nunciaturës Apostolike, Ati i Shenjtë do të takojë ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, me një grup bashkëpunëtorësh të Ministrisë së Brendshme.

Në ora 16:00 në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Papa do të takohet me krerët e besimeve të tjera dhe komuniteteve të krishtera. Ati i Shenjtë, duke vlerësuar bashkëjetësën fetare në Shqipëri ka shprehur dëshirën të takojë personalisht përfaqësues të komuniteteve fetare të vendit tonë. Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues nga komuniteti mysliman, ortodoks, bektashian, katolik dhe protestant. Ky takim do të zhvillohet pa praninë e mediave.

Në orën 17:00 do të jetë kremtimi i Lutjes së Mbrëmësores në Katedralen e Tiranës. Në këtë takim do të marrin pjesë rreth 800 meshtarë, motra, rregulltarë dhe rregulltare, si dhe përfaqësues të lëvizjeve laikale në Shqipëri.

Në orën 19:45 në aeroport do të zhvillohet ceremonia e largimit të Papës nga vendi ynë dhe 15 minuta më vonë, Ati i Shenjtë do të lerë tokën shqiptare.